LAJMI I FUNDIT:

Sipas vlerësuesve evropianë, industria është ndotësi më i madh në Maqedoni

Sipas vlerësuesve evropianë, industria është ndotësi më i madh në Maqedoni

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni. Kështu thuhet në Raportin e përbashkët vlerësues për cilësinë e ajrit të EUROSAI.

Sipas këtij raporti, pas industrisë ndotjen e ajrit e shkakton ngrohja e amvisërive dhe firmave ë të vogla ndërsa automjetet vlerësohen si ndotës mesatar kurse mbeturinat, bujqësia dhe faktorë tjerë vlerësohen si ndotës të vegjël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti i këtij trupi vlerësues, përbëhet nga 15 institucione vlerësuese nga Evropa kurse në raport theksohet se sistemi i menaxhimit me ndotjen e ajrit, në Maqedoni vshtë në mënyrë të mirë i koordinuar dhe organizuar.


“U formua Grup cilësinë e ajrit dhe Komision për Shëndet dhe Mjedis Jetësor që të përmirësohet bashkëpunimi dhe koordinimi mes institucioneve”, thuhet në raport.

Aty poashtu ceket se inspektimet e mjedisit jetësor po zbatohen pa asnjë koordinim në nivel qendror dhe lokal dhe se dhe se Plani nacional për mbrojtjen e cilësisë së ajrit është kompleks dhe mbulon fusha të ndryshme por nuk ka sistem për ndjekjen e zbatimit të çdo mase. Plani, sipas tyre, nuk përmban tregues për matjen e efikasitetit të zbatimit të politikës.

Buxheti i Maqedonisë sipas këtij raporti është i vogël dhe se vetëm 0.1% e BPV-së.

Rekomandime për Qeverinë e Maqedonisë nga ky raport janë që të sigurohet buxhet për mirëmbajtjen e stacioneve matëse për cilësinë e ajrit dhe të përmirësohet rrjeti i ndjekjes së cilësisë së ajrit dhe të formohet sistem i centralizuar për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori