Gjykata Themelore në Prizren, të premten, për herë të dytë e ka dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë, të akuzuarin për mashtrim, Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”.
Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthitje personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Fatmir Krasniqi, pasi që i rasti ishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, gjykatësi Krasniqi, ndaj “Burdushit”, ka shqiptuar edhe dënim plotësues, me të cilin i ndalohet ushtrimi i profesionit për tre vjet.
Gjykatësi Krasniqi, i ka njoftuar palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese, në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.
Gjykatësi Krasniqi, po ashtu të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor 100 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte marr aktgjykim, me të cilin i akuzuari Peqani, ishte shpallur fajtor për mashtrim dhe ishte dënuar me një vit burgim dhe 5000 euro gjobë.
Ndaj tij, po ashtu gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetësh.
Ndërsa, pas ankesës së mbrojtjes në Gjykatën e Apelit, rasti është kthyer në rigjykim.
Në aktvendimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka aplikuar dispozitat ligjore.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë ka lexuar deklaratën e të dëmtuarës të dhënë në polici, pa pajtimin e palëve në procedurë dhe se edhe pas kundërshtimit të mbrojtësit dhe të akuzuarit, ka aprovuar propozimin e prokurorit.
“Gjykata e shkallës së parë as nuk ka dhënë arsye për leximin e deklaratës së dëshmitares ashtu siç kërkohet me par. 3 të nenit 338. Shkeljet e lartcekura sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate janë të karakterit absolut dhe detyrimisht kushtëzojnë anulimin e këtij aktgjykimi”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.
Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.
Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze