LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq në Kosovë: Mitrovica, një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb

Gjuriq në Kosovë: Mitrovica, një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë sot në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës për festën e Shën Mitri (Mitrovdan) ndërsa ka përçuar mesazhe paqeje, solidariteti dhe mbështetje vëllazërore për serbët e Kosovës.

Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.

Sipas tij, Mitrovica për serbët është qytet i fitores, forcës së re dhe rezistencës për ekzistimin e tyre këtu.


“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme. Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb, qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriq. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori