LAJMI I FUNDIT:

Dendias Bashkimi Evropian krijoji hendek në politikën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Dendias Bashkimi Evropian krijoji hendek në politikën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistë për radion greke ‘Tema FM’ thotë se “Bashkimi Evropian krijoi hendek në politikën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe i në ‘pritje’, ndërsa ‘pritja’ nuk është politikë, ‘pritja’ s’është as qëndrim”.

Dendias thotë se Greqia bisedon edhe me Italinë edhe me Gjermaninë për shkak se perspektiva evropiane e vendeve të rajonit, për Athinën janë çështje e rëndësishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Marrëveshjen e Prespës, Dendias thotë se duhet të zbatohet dhe se nuk mund që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë emrin në Maqedoni.


“Qëndrimi i Qeverisë greke është i qartë, nuk ka asnjë mundës të ndryshohet emri i Maqedonisë së Veirut”, thotë Dendias./Telegrafi/