LAJMI I FUNDIT:

Google do të bashkëpunojë me disa kompani për siguri kibernetike, që të ndalojë aplikacionet e këqija para se të dalin në Play Store

Google do të bashkëpunojë me disa kompani për siguri kibernetike, që të ndalojë aplikacionet e këqija para se të dalin në Play Store

Bashkëpunimi për parandalimin e përhapjes së këtyre aplikacioneve, është quajtur App Defence Alliance.

Nëpërmjet bashkëpunimit që do të bëjë Google, me disa kompani për siguri kibernetike, do të parandalohen aplikacionet e këqija para se të dalin në Play Store, në mënyrë që të mos iu bëjnë dëme shfrytëzuesve të Android, transmeton Telegrafi


Sistemi Android është i instaluar në mbi 2.5 miliardë pajisje, gjë për të cilën Google konsideron se e bën atraktiv për sulm nga keqbërësit kibernetik.

Me instalimin e ndonjë sistemi të jashtëm, mund të mblidhen të dhëna nga sulmuesit kibernetik, që përdoren më pas në forma të ndryshme.

Janë pikërisht këto, që Google dhe kompanitë e sigurisë, duan t’i trajtojnë, sepse platforma Play Store, ka qenë një qendër prej nga janë shpërndarë.

Deri më tani, Google ka bërë kontrollin e aplikacioneve me Google Play Protect, me të cilën ka ndaluan edhe “miliarda” aplikacione të këqija në Play Store, por që i duhej përforcime shtesë.

Ky bashkëpunim që ka bërë Google, pritet që të parandalojë në tërësi hedhjen e ndonjë aplikacioni të keq në Play Store, apo shkarkimi i tij nëse ka arritur të depërtojë në sistem. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri

Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri

Teknologji
Historia e telefonit celular dhe rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë

Historia e telefonit celular dhe rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë

Teknologji
Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Teknologji
Kalo në kategori