LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli reagon rreth rezultateve të KQZ-së

Behgjet Pacolli reagon rreth rezultateve të KQZ-së
Foto: Arkiv

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, rezultatet e përfundimtare të publikuara sot nga KQZ i ka quajtur të manipuluara dhe që sipas tij, nuk e paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës.

Sipas Pacollit, përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik

Në këtë drejtim ai ka paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.


“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare të 6 Tetorit. Rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/