LAJMI I FUNDIT:

I afrohet kinse për t’i dhuruar lule dhe fotografuar me të, protestuesi ther me thikë deputetin prokinez në Hong Kong

I afrohet kinse për t’i dhuruar lule dhe fotografuar me të, protestuesi ther me thikë deputetin prokinez në Hong Kong

Një i ri që po merrte pjesë në protestat antiqeveritare në Hon Kong, ka therur me thikë deputetin prokinez Junius Hoa, i cili në ato momente po zhvillonte një fushatë për zgjedhjet lokale, ka njoftuar policia kineze duke bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se Ho dhe ndihmësi i tij, por edhe sulmuesi janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, transmeton Telegrafi.


Megjithatë pasi është liruar nga spitali, Ho tha se ka pësuar një plagë të thellë prej dy centimetrave, kurse në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një i ri i cili fillimisht i dhuron lule Hout dhe kërkon të fotografohet me të, dhe më pas nxjerr thikën nga çanta dhe pa u menduar dy herë ia ngul në gjoks.

Por, aty reaguan menjëherë disa persona që arritën ta rrëzojnë në tokë të riun, dhe t’ia marrin thikën nga dora. E Ho po cilësohet si njeriu më i urryer nga protestuesit në Hong Kong, kjo për faktin se akuzohet se kishte lidhje me disa persona të maskuar dhe të veshur me bluza me ngjyrë të bardhë që kishin sulmuar disa nxënës në metro.

Asokohe ishte raportuar se nga ky sulm ishin lënduar 45 persona, kurse Ho kategorikisht ka hedhur poshtë akuzat se mund të ketë çfarëdo lidhje me këta persona. Prej atëherë demonstruesit disa herë e kanë gjuajtur me gurë shtëpinë e tij, si dhe kanë shkatërruar varrezat e prindërve të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori