(Reagim ndaj shkrimit, “Universiteti mesjetar i Durrësit dhe Jafeti biblik që i krijoi shqiptarët mitikë”, i publikuar në portalin Telegrafi, më 5 nëntor 2019)
Një nga albanologët gjerman më të njohur sot në botë shkruan në një libër të përkthyer së fundmi edhe në shqip se: “Së pari ndikimet e rrjedhura nga pushtimi [turk] i Shqipërisë nuk mund të krahasohen aspak me ato të Bullgarisë dhe Serbisë; atje turqit shuan kultura të larta mesjetare. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Në Mesjetë nuk ka pasur as organizim kishtar, as traditë shtetërore, as art dhe kulture, që të mund ta quash shqiptare. Zyrat e dinastëve shqiptarë i hartonin dokumentat në gjuhën greke, latine apo sllave, dhe nuk njihet as edhe një dokument në gjuhën shqipe.” (Bartl 2017, fq. 55)
Pra nëse përkthimi është i saktë, dhe besoj që i tillë duhet të jetë, historiani i famshëm po na thotë se përpara pushtimit turk, populli shqiptar nuk kishte asnjë lloj kulture të lartë. Se ai nuk kishte një gjuhë të kultivuar, pra të shkruar, dhe se nuk dinte të bënte shtet. Madje-madje, nuk dinte as të organizonte kishën e vet. Pra me fjalë të tjera Peter Bartl po na thotë se para pushtimit turk, ne shqiptarët ishim një tufë barinjsh të egër, që jetonim nëpër male dhe që dinim veç me luftu e me kullot dhentë.
Asnjë habi këtu. Fundja edhe historiani tjetër i famshëm francez, Alain Ducellier, thotë për shqiptarët se gjatë Mesjetës jetonin në një “hiç kulturor” (neant culturel). Qëndrim ky i mbështetur fuqishëm edhe nga i gjithë tabori i intelektualëve shqiptarë me prirje neo-osmane.
Prapa kësaj ‘filozofie’ ka një arsye shumë të thjeshtë: Vetëm nëse shqiptarët kanë qenë vërtetë gjysmë-shtazarak dhe një popullsi barbare, atëherë sundimi turk mund të shihet me pozitivitet. Nëse në ndërkohë shqiptarët, fjala vjen, kanë pasur vërtetë universitete, klasa sunduese në lartësinë e familjeve fisnike evropiane, organizime klerikale aq të larta sa të nxirrnin kardinal, ipeshkëv dhe papë dhe dinin shkrim e këndim, atëherë sundimi turk – i cili e la Shqipërinë në vitin 1912 me 98 për qind të popullsisë analfabete, të përçarë në katër vilajete, të varfër aq sa nuk kishin mundësi me paguar edhe taksën më të vogël – duhet të ketë qenë vërtet fatal për ta.
Dhe ja që këtu interesat neo-otomane bashkohen me ato sllave. Fundja, ky vizion i historisë legjitimon tezën serbe të artikuluar në Kongresin e Londrës se: “Shqiptarët nuk dinë të qeverisin”; se “shqiptarët janë bujq të paemër, të një vendi të paemër, pa histori, pa letërsi dhe pa gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pra pa të gjitha ato përcaktime që njeriun e bëjnë njeri dhe fisin e bëjnë fis njerëzor… Kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, ulërin dhe vritet mes veti midis një anarkie prej skëterre… Këta të egër gjakpirës, këta lakurëkuq evropianë, mosdurues të skajshëm, për të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këta bisha të egra me fytyrë njeriu banojnë në shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë në kulla guri pa dyer, pa dritare dhe pa oxhak, e pinë gjakun e nxehtë të viktimave, i vrasin gratë nga lakmia kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston tek ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhën e tyre” – shkruan shkrimtari i shquar kroat Miroslav Kërlezha kur përshkruan mendimet raciste dhe të ndyra sllave për shqiptarët. (cit. nga libri Mosmarrëveshja, I. Kadare; fq. 103)
Ja pra që situata është shumë e qartë. Ajo profilizohet si një ballafaqim midis dy fronteve; nga njëra anë fronti i shqiptarëve që refuzon me neveri çdo përkufizim inferioriteti dhe tjetri i përbërë po nga shqiptarë që në heshtje i pranon të gjitha përcaktimet turko-sllave, për hir të kushedi se kujt kompromisi, vetëm e vetëm që të përligj dhe glorifikojë pushtimin osman.
Para disa muajsh, mbi këtë temë hodha disa rreshta në shënimet e mia në Facebook. Nuk e dija se ato pak rreshta do të ktheheshin shpejtë në një postim të shpërndarë me mijëra herë. E bashkë me dashamirësit erdhën edhe kundërshtarët. Me dhjetëra artikuj histerikë për të përgënjeshtruar me zell që ne shqiptarët kemi pasur një universitet. Që ne shqiptarët kemi pasur një klasë aristokratike të denjë për fisnikërinë evropiane. Mijëra fjalë për të thënë se Durrësi nuk paska qenë si Marseja apo Parisi (citim ai i marrë nga Milan Shuflaj), porse në të vërtetë paska qenë një katund i rëndomtë i dergjur në pisllëk e në malarie. Pra, shkurt që ne shqiptarët – siç thonë serbët dhe turqit – paskemi pas qenë një tufë të egrish që endeshim shpellave.
E mirëkuptoj kundërshtinë e disave që nga frika e të rënit në glorifikime absurde (siç ndodh rëndomtë në rrjetet sociale) mohojnë çdo etapë të ndritur të popullit tonë. Por, nuk mund t’i mirëkuptoj kurrë ata shqiptarë që duke e ditur shumë mirë se kujt mulliri i shpie ujë ajo lloj hullie, vazhdojnë me këmbëngulje të përplasen kundra dallgëve të historisë dhe kundra Shqipërisë.
Po, Shqipëria dhe Durrësi kanë pasur një Universitet (i cili si pdo universitet tjetër asokohe quhej Studium Generale dhe drejtohej nga kisha). Jo, Shqipëria nuk ka pasur kurrë një boshllëk kulturor. Po, “Shqiperin’ e mori turku, i vu zjarr!” dhe pikë. Po, Shqiperia ka “pas kenë zojë e randë; burrat e dheut e thirrshin nanë”. E kush e ka Shqipërinë vërtetë nanë nuk e përdhos lartë e poshtë.
Pra shtrëngoni dhëmbët, bëni si bëni e na e falni ne ‘studiuesve mediokër’ dashninë për nanën tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak