LAJMI I FUNDIT:

AAK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

AAK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur të fillojë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.

Në komunikatën e AAK-së, thuhet se Kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së, të cilat do të përfshijnë mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një votë, përcjell Telegrafi.

Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste dhe të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.


Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës, i cili do të aprovojë plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori