LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ambasadorëve kërkon që të ndërpriten mitingjet e partive politike

Këshilli i Ambasadorëve kërkon që të ndërpriten mitingjet e partive politike

Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” konsideron se fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare që duhen mbajtur më 12 prill 2020 është e parakohshme dhe kërkon që e njëjta të ndalet pa vonesë të mëtejshme.

“Mbajtja e mitingjeve dhe fjalimeve të përditshme nga liderët e partive politike gjatë kësaj periudhe mund të kontribuojnë në rritjen e konfrontimeve politike në shoqëri dhe thellimin e mëtejshëm të ndarjeve sociale”, thonë nga Këshilli, duke shtuar se qëndrimi i tyre ishte që partitë duhet të ndalonin mbajtjen e mitingjeve dhe fjalimeve deri në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në mars të vitit të ardhshëm.


“Partitë politike dhe liderët duhet të drejtojnë energjinë e tyre gjatë kësaj periudhe drejt zbatimit të reformave të nevojshme për të përmbushur qëllimet strategjike të vendit, siç është anëtarësimi në NATO dhe marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Këshilli i Ambasadorëve beson se është koha për të përdorur në mënyrë efektive mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të BE-së për të intensifikuar reformat dhe bashkëpunimin me fqinjët, me qëllim të marrjes së menjëhershme të datës për anëtarësim në BE, të mbyllen kapitujt sa më shpejtë që të jetë e mundur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori