LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit dhe BQK flasin për tarifat e bankave komerciale

Oda e Afarizmit dhe BQK flasin për tarifat e bankave komerciale

Kamata prej pesë për qind për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomateve dhe degëve të bankave, provizionet e POS-ave dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave kesh në ATM, ishin disa nga çështjet e ngritura në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi falënderoi guvernatorin Mehmeti për takimin duke shprehur gatishmëri për informimin lidhur me problemet që po ballafaqohen bizneset me bankat komerciale në vend, shqetësime këto të cilat OAK i ka pranuar nga bizneset anëtare.

Çështja e përmendur në takimin e kaluar rreth tarifës prej 5 për qind deri 8 për qind për kthimin e parave të imëta në të letrës është adresuar përsëri për shkak të kërkesës së madhe të bizneseve për uljen e kësaj tarife dhe si pasojë e mos marrjes së ndonjë përgjigje nga ana e BQK-së për këtë kamatë.


Krasniqi theksoi se është shumë e rëndësishme të krijohen politika të mira financiare në mënyrë që të përmirësohen kushtet e të bërit biznes në vend.

“Oda e Afarizmit vlerëson që problemet e lartcekura të bizneseve në raport me bankat komerciale, dhe probleme të tjera të evidentuara të cilat do të përcillen me shkrim në BQK, jo vetëm që po shkaktojnë mosardhje të investitorëve të huaj, por po ndikojnë edhe në mos rritje të mirëqenies dhe mungesë të zhvillimit ekonomik”, tha Krasniqi.

Drejtoresha e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, theksoi disa nga problemet që ky rrjet ka evidentuar, e të cilat kanë të bëjnë me unifikimin e POS-ave, e cila do të lehtësonte shumë bizneset që ajo përfaqëson, tarifat e SWIFT për Visa dhe Master Card si dhe përqindja e pagesës në POS-a të bankave të ndryshme, e cila shihet si një barrierë tjetër që duhet të eliminohet.

Gjithashtu, përfaqësuesi i biznesit ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu shprehu problemet që ai po ballafaqohet me bankat komerciale, e që kanë të bëjnë me kostot e deponimit të mjeteve, rritjen e kostove për shërbime, siguria gjatë deponimit në ATM si dhe kufizimin e shumës dhe përshkrimit për deponimet që realizohen nga bizneset në ATM.

Ndërsa, guvernatori Fehmi Mehmeti theksoi që tashmë një kohë po merren me krijimin e tarifave të bankave që do të vendosen në rregullore për produktet bazike dhe që do të vlejë për të gjitha bankat komerciale, si dhe kanë filluar punimin në unifikimin e POS-ave.

Ai gjithashtu kërkoi që të gjitha bizneset t’i adresojnë problemet në divizionin e ankesave në Bankën Qendrore të Kosovës, për të cilat pastaj do të ndërmerren hapat e nevojshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori