“Prombron Black Stallion”, vetura që prodhon njëmijë kuaj-fuqi – është rezistente ndaj raketave, granatave dhe minave
Kompania Dartz Motorz me seli në Latvi ka prezantuar “përbindëshin” e ri – bëhet fjalë për një veturë të blinduar, që karriget i ka të punuara nga organi gjenital i balenave.
Prombron Black Stallion që bën tërheqje me të katër rrotat (4×4), pritet të shfaqet në një film të ri. Në shikim të parë ngjan më shumë me një tank sesa me veturë, kjo për fakti që është gjigante dhe e tëra e blinduar transmeton Telegrafi.
Sa i përket enterierit, e tëra është e veshur me lëkurë të zezë ndërsa ky model është i bazuar në veturën legjendare të ushtrisë amerikane Hummer, edhe pse në Dartz nuk japin detaje për specifikat e saj.
Fuqia motorike mbështetet në motorin gjigant me 6.2 litra Hellcat V8, që prodhon hiq më pak se njëmijë kuaj-fuqi. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i kompanisë Dartz, Leonard Yankelovich, ka bërë të ditur se planifikohet prodhimi “civil” i kësaj veture që do të jetë e disponueshme në treg me një çmim prej 300 mijë euro.
Sa i përket sigurisë, ajo është e papërshkueshme nga raketat, granatat dhe minat, kjo për faktin se niveli B7 me një fjalë e bën “përbindësh” në terren. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Rreth 11 miliardë dollarë: Honda vjen me investimin më të madh të automjeteve në Kanada
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë