Conway-Mouret: Franca së shpejti do të jep dritë jeshile për anëtarësim në NATO
“E kuptojmë se sinjali që ishte dhënë është mjaft negativ dhe nuk dëshirojmë që kjo të shkaktojë reagim kundër Francës dhe kundër qëndrimit të saj, por ajo porosi duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë për aktivitet negativ ndaj Maqedonisë. Franca konsideron se të gjitha vendet nga rajoni janë pjesë e kontinentit evropian, por është e domosdoshme sot për BE-në të reformohet përbrenda”.
Këtë në një intervistë për AIM e tha zëvendëskryetarja e Senatit francez dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura Helene Conway-Mouret, e cila ndodhet për vizitë dyditore në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk bëhet fjalë për veto, as për refuzim nga ana e Francës, sepse Franca nuk dëshiron ta bllokojë procesin, por vetëm u deklarua negativisht lidhur me çështjen, sepse ndoshta sot BE-ja nuk është e gatshme të pranojë vende të tjera anëtare dhe është e domosdoshme të shihen kritere të caktuara të cilat do të ndihmojnë të qasemi drejt anëtarësimit dhe pranimit të vendeve të reja kandidate”, thotë senatorja Helene Conway-Mouret, duke e sqaruar mos dhënien e datës për Shkupin dhe Tiranën në Samitin e tetorit të BE-së.
Lidhur me mundësinë që Parisi së shpejti t’i paraqesë propozimet e veta për metodologjinë e re për zgjerim, senatorja franceze thotë se pushteti ekzekutiv sigurisht punon në atë, por ajo si anëtare e Senatit nuk është fare në mundësi të flasë për afate.
“Atë që mundem jua them, është se ekziston nevoja për urgjencë për të cilën është i vetëdijshëm pushteti ekzekutiv në Francë, në mënyrë që të mund të përparojë sa më shpejtë, në mënyrë që të sjellë sqarime për atë çka pritet nga Maqedonia dhe Shqipëria”, thotë Helene Conway-Mouret.
Kompletimi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të vendit tonë në NATO në Parlamentin francez pasi që atë e bëri Senati francez, Conway-Mouret sqaron se sipas konsultimeve me kolegët e saj nga Kuvendi francez, do të varet nga agjenda e Kuvendit, por konsideron se do të mund të ndodhë shumë shpejtë dhe nuk do të ketë kurrfarë problemi. Megjithatë, nuk mund të thotë se kjo është e mundur para samitit të Aleancës në Londër.
“Ndoshta, por nuk mund ta konfirmoj këtë, nuk mund t’ju jap datë të saktë sepse kolegët e mi nga Kuvendi francez nuk kanë datë fikse. Atë që mund t’ua them është se nuk do të ketë kurrfarë problemi për votimin në Asamblenë nacionale franceze”, thekson zëvendëskryetarja e Senatit francez, Helene Conway-Mouret./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?