LAJMI I FUNDIT:

“Joker” me përfitime prej afro një miliard dollarë

“Joker” me përfitime prej afro një miliard dollarë
Joaquin Phoenix në filmin "Joker" (Foto: Screenshot/Warner Bros)

Filmi “Joker” po arrin përfitime marramendëse, kur kihet parasysh se nuk është një film tradicional me superheronj, duke shënuar kështu një arritje të madhe të studiove Warner Bros dhe DC.

Projekti me Joaquin Phoenixin në rolin kryesor deri të dielën mbrëma ka grumbulluar përfitime totale prej 934 milionë dollarësh (837 milionë euro).

Filmi i errët anti-hero i kategorisë R (filmat që nuk mund t’i shikojnë më të rinjtë se 17 vjeç pa shoqërimin e prindërve) që nga fillimi i shfaqjes nisi me thyerjen e rekordeve duke e kaluar edhe filmin “Deadpool”.


Shkallët nga skena ikonike e Jokerit janë bërë atraksion turistik
Lexo po ashtu Shkallët nga skena ikonike e Jokerit janë bërë atraksion turistik

Deri më 3 nëntor, “Joker” ka përfituar 299.6 milionë dollarë (268.5 milionë euro) vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Ndërkaq, në vendet tjera të botës përfitimet janë 634.4 milionë dollarë (568.5 milionë euro), që do të thotë se përfitimet totale janë 934 milionë dollarë (837 milionë euro).

Në këtë mënyrë, është bërë filmi i nëntë me më së shumti përfitime në vitin 2019. Vlen të theksohet për realizimin e këtij filmi janë shpenzuar 60 milionë dollarë (54 milionë euro). /Telegrafi/