LAJMI I FUNDIT:

Forcat e rendit në Hong Kong hodhën gaz lotsjellës mbi masën e aktivistëve të maskuar, që kanë hyrë në javën e 22-të të protestave

Forcat e rendit në Hong Kong hodhën gaz lotsjellës mbi masën e aktivistëve të maskuar, që kanë hyrë në javën e 22-të të protestave

Mbi masën e aktivistëve të maskuar, që kanë mbushur sheshin kryesor në Hong Kong, forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës dhe i kanë ndjekur me shkopinj gome, në përpjekje që t’i shpërndajnë.

Por, turmat që u larguan nga sheshi, bllokuan shumë rrugë dytësore, që dërgojnë nëpër qendra tregtare dhe ndërtesa tjera të rëndësishme, ndërsa iu kundërpërgjigjeshin forcave të rendit me gurë dhe shishe të mbushura me benzinë, që i hidhnin në drejtim të tyre, transmeton Telegrafi.


Derisa masa nuk po largohej, policia përdori megafonët, që t’ju thonë se të gjithë ata që janë bërë pjesë e protestës së 22-të kundër qeverisë kineze, do të ndiqen penalisht.

Furgonët policorë kanë qenë në gatishmëri gjatë tërë kohës, nëpërmjet të cilave janë transportuar shumë të arrestuar.

Aksioni policor ishte një përgjigje e shpejtë, ndaj një mitingu quajtur si një ‘thirrje emergjente’ për autonomi për ish-koloninë Britanike, të cilës iu premtua liria pas kthimit në sundimin kinez në vitin 1997. /Telegrafi/