LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë qeveritarë në mbarë botën, ishin shënjestër për hakim nëpërmjet WhatsApp

Zyrtarë qeveritarë në mbarë botën, ishin shënjestër për hakim nëpërmjet WhatsApp

Shumë zyrtarë të lartë shtetërorë të shteteve aleate më Shtetet e Bashkuara, në fillim të këtij viti, ishin shënjestër e hakimit telefonik nëpërmjet WhatsApp, kanë bërë të ditur njohur të kësaj platforme komunikimi.

Burime që janë në njohuri me hetimin e brendshëm të WhatsApp, lidhur me këtë shkelje, kanë thënë se një pjesë e viktimave janë zyrtarë të profilit të lartë në qeveri dhe ushtri, në të paktën 20 shtete, në pesë kontinente, transmeton Telegrafi.

Derisa është bërë e ditur, se shumë prej këtyre shteteve janë aleate me Shtetet e Bashkuara.


Hakerimi i një grupi më të gjerë të smartphone të zyrtarëve të lartë të qeverisë, më shumë se sa është raportuar më parë, sugjeron që ndërhyrja nëpërmjet WhatsApp mund të ketë pasoja të gjera politike dhe diplomatike.

WhatsApp ka filluar të martën një proces gjyqësor, kundër zhvilluesit izraelit të mjeteve të hakimit NSO Group.

Gjiganti i komunikimit që është në pronësi të Facebook, pretendon se NSO Group ndërtoi dhe shiti një platformë hakimi, që shfrytëzoi një të metë në serverët në pronësi të WhatsApp, për të ndihmuar klientët të hakonin telefonat e së paku 1.400 përdoruesve.

Derisa nuk është e qartë se kush e përdori softuerin për të hakuar telefonat e zyrtarëve, NSO ka thënë se ai shet materialet e spiunuara, ekskluzivisht për klientët qeveritarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori