LAJMI I FUNDIT:

Vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill

Vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill

Derisa nuk rrezikohet anëtarësimi në NATO, 12 prilli i 2020-ës mbetet data për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por kryeministri Zoran Zaev deklaron se nuk do ta lejojë një situatë që do ta pengonte ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për anëtarësim në NATO, pasi këtë ta kenë bërë 29 vendet anëtare.

Lidhur me propozimin për Qeverinë teknike dhe datën e shpërndarjes së Kuvendit, Zaev shton se për këtë fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi. Kreu i Qeverisë shpreh keqardhje për mungesën e kreut të Kuvendit në takimin e liderëve tek presidenti.

Por Aleanca për Shqiptarët kundërshton ndryshimin e mundshëm të datës së zgjedhjeve. Sipas nënkryetarit të ASH-së, Ilmi Aziri 12 prilli ka qenë konsensus mbi bazën e afateve të parashikuara edhe për ratifikimin e protokollit.


Kundër shtyrjes së zgjedhjeve është edhe OBRM-PDUKM-ja, lideri i së cilës Hristijan Mickoski ditë më parë deklaroi se deri më 11 shkurt ka kohë të mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për në NATO.

Nga ana tjetër, një qëndrim me kryeministrin Zaev ndan edhe BDI nga ku thonë se për interes të anëtarësimit në NATO, data e zgjedhjeve mund të zhvendoset. Me nevojën për shtyrjen e zgjedhjeve me qëllim mos rrezikimin e protokollit përfundimtar pajtohen edhe subjektet e tjera parlamentare pjesëmarrëse në takimin e liderëve. Që zgjedhjet të mbahen më 12 prill 2020, afati i fundit për shpërndarjen e Kuvendit mbetet 11 shkurti.

Në rast se Qeveria pretendon të merr karakterin teknik nga 3 janari, propozimi në Kuvend duhet të miratohet më së voni deri më 31 dhjetor. Ditë më parë kreu i ligjvënësit, Talat Xhaferi kërkesës së kryeministrit Zaev për shpërndarjen e Kuvendit 45 ditë para zgjedhjeve iu përgjigj me citimin e nenit 63 të Kushtetutës i cili përcakton përfundimin e mandatit të deputetëve deri në 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Nga ky afat, 50 deri 55 ditë i nevojiten Komisionit Shtetëror Zgjedhor që ta shqyrtoj listën zgjedhore, ta vë në shqyrtim publik dhe më pas subjektet politike ta shqyrtojnë në afat 5 ditor./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori