Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është minus 8 metra nën kuotën maksimale.
E kuota e nivelit maksimal është 635 metra mbi lartësinë detare.
Drejtori i kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”, Illir Abdullahu ka bërë thirrje tek konsumatorët që të jenë përgjegjës dhe ta shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë të drejtë.
“Kemi një rënie të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës. Nga kuota maksimale që është 685 metër e lartësisë mbidetare kemi rënie minus tetë metra”, deklaroi Ilir Abdullahu për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.
Abdullahu në një bisedë telefonike në Zyrën e Ankesave ka thënë se gjendja nuk është alarmante. Por, pavarësisht kësaj ai tha se përdorimi i ujit duhet të jetë sa më racional.
“Gjendja ende nuk është alarmante, por duhet që uji i pijes të shfrytëzohet sa më racionalisht”, deklaroi më tej Ilir Abdullahu, përcjell Telegrafi.
Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është mesatar, edhe pse në të kaluarën gjendja ka qenë më e mirë. Kështu ka bërë të ditur Abdullahu, duke thënë se po presin që të ketë reshura.
Situata e njëjtë është edhe në Liqenin e Badovcit. Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 7.65 metra nën kuotën maksimale./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City