LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Organet gjyqësore t’i procedojnë sulmet mbi gazetarët në afat sa më të shpejtë

SHGM: Organet gjyqësore t’i procedojnë sulmet mbi gazetarët në afat sa më të shpejtë

Gazetarët nuk duhet dhe nuk guxojnë të jenë të sulmuar për shkak të profesionit të tyre. Organet gjyqësore doemos t’i procedojnë sulmet në afat sa më të shpejtë, me qëllim të mbrojtjes së demokracisë në vend, për shkak se mos ndëshkimi pa dyshim çon drejtë vetë censurës, kufizon hapësirën për media të lira dhe e bën profesionin jo atraktiv.

Këto sot ishin porositë e Mlladen Çadikovskit, kryetarit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, në shënimin e Ditës ndërkombëtare për ndalimin e mos ndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve në Shkup.

Çadikovski, mes tjerash sqaroi se në bashkëpunim me Sindikatën e gazetarëve dhe Ministrinë e Drejtësisë, punojnë në ndryshimin e Kodit Penale, me qëllim që sulmet mbi gazetarët të vlerësohen si sulme ndaj personave zyrtarë.


Ai shtoi se gazetarët dhe ekspertët juridikë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, punojnë në krijimin e Protokollit për raportet mes zyrtarëve policorë dhe punëtorëve mediatikë për ngritjen e sigurisë së gazetarëve dhe operatorëve.

Gjatë vitit të fundit sipas kryetarit të SHGM-së, janë regjistruar dy sulme fizike dhe një sulm verbal mbi gazetarët dhe disa incidente më të vogla për të cilat Shoqata ka reaguar publikisht dhe ka iniciuar procedura para institucioneve. Megjithatë, siç shtoi Çadikovski, Prokuroria Themelore Publike nuk vendosi të hapë hetime.

Mes tjerash ai sqaroi se SHGM-ja, angazhohet fuqishëm para institucioneve vendore, por edhe para Institucioneve ndërkombëtare të kontribuoj së më tepër që mos ndëshkim ti mbesë të kaluarës dhe të krijoi mekanizëm për reagim të shpejtë drejtë çdo sulmi të ri mbi gazetarët dhe punëtorët medial.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili morri pjesë në shënimin e kësaj ngjarjeje, theksoi se MPB-ja vendos një komunikim të ngushtë dhe kualitativ me mediat dhe siguron kushte të sigurta për gazetarët dhe punëtorë tjerë mediatik.

Spasovski, sqaroi se ky është proces i cili kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme dhe angazhim, i cili do të mundësojnë avancim të mëtutjeshëm të pozitës së gazetarëve, në pjesën e sigurisë personale dhe mbrojtjes së njerëzve të cilët merren me këtë profesion.

Kurse ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kol, në shënimin e Ditës ndërkombëtare për ndalimin e mos ndëshkimi të krimeve kundër gazetarëve, potencoi se nuk guxon të ekzistoj qasje selektive dhe theksoi se liria e shprehjes e drejtë njerëzore dhe çelës i çdo demokracie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori