LAJMI I FUNDIT:

“E diela e përgjakshme”, McDonald’s detyrohet të kërkojë falje

“E diela e përgjakshme”, McDonald’s detyrohet të kërkojë falje

Kompania McDonald’s ka kërkuar falje për një fushatë marketingu për Halloween duke promovuar ëmbëlsirën e saj të famshme në Portugali të quajtur McSundae me tekstin “Sundae Bloody Sundae”.

Edhe pse kompania ka nisur një slogan që në të vërtetë ngjason me këngën e njohur të grupit U2 – Sunday Bloody Sunday, “E diela e përgjakshme” është përdorur si term në të vërtetë për t’iu referuar një prej ngjarjeve tragjike në Irlandën Veriore, kur 13 persona u qëlluan për vdekje nga ushtria britanike.


Reklama e McDonald-it provokoi një reagim të furishëm kur fotot u shfaqën në rrjetet sociale, raporton BBC.

Zinxhiri i mirënjohur i ushqimit të shpejtë ka kërkuar falje për fushatën dhe tha se teksti nuk ishte “referencë për ndonjë ngjarje historike”.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për çdo fyerje ose shqetësim që kjo fushatë mund të ketë shkaktuar”, tha një zëdhënëse e degës portugeze të McDonald’s.

Ajo shpjegoi se teksti aludonte në “përgjakjen që festohet zakonisht për Halloween” dhe se promovimi u anulua.

‘E diela e përgjakshme’ u zhvillua më 30 janar 1972, kur ushtarë britanikë hapën zjarr gjatë një marshimi për të drejtat civile në Londonderry, duke vrarë 13 njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që McDonald’s ka kërkuar falje për promovimin e një produkti me të njëjtën frazë.

Në vitin 2013, një bar në Covent Garden të Londrës kërkoi falje për shërbimin e një kokteji të quajtur “Koktej Sundae Bloody Sundae”.

Emri i koktejit ngriti në këmbë klientët irlandezë, veçanërisht pasi kokteji u shërbye së bashku me një lodër plastike të një ushtari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori