Kompania e specializuar për sisteme solare, ESCO ka marrë pjesë në edicionin e katërt të Green Festival të mbajtur në Prishtinë.
ESCO është kompani e re në kuadër te kompanisë S.IMERI me staf profesional dhe me përvojë të gjatë në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës se energjisë.
Në këtë panair ESCO ka prezantuar një ekip tejet profesional të inxhinierëve, për të prezantuar të gjitha informacionet për energjinë solare. Kjo kompani ka ofruar e para kthimin e energjisë së tepërt në rrjet, të njohur si Net-Metering, që e krediton energjinë e tepërt në faturën mujore.
Ermal Imeri nga kjo kompani ka theksuar për Telegrafin se kostoja e Net Metering është e përballueshme për çdo familje në Kosovë, ku sipas tij, përmes këtij sistemi ofrojnë 95 për qind kursim të faturës për konsumatorët qoftë residencial ose komercial.
Ai ka thënë se kjo është një industri e re, dhe se ata po shpenzojnë kohë që ta sqarojmë për qytetarët se si po funksionojnë këto sisteme.
“Përndryshe, këtu na janë bashkangjitur inxhinierë nga vendet e ndryshme të botës, të cilët do t’i prezantojnë komponentët, veçanërisht të sistemit solar. Kemi gjithashtu sistemin e monitorimit të këtyre sistemeve, ku secili konsumator që i instalon sistem solar e sheh ne kompjuterin ose telefoni ne tij, se sa po i po i shpenzon sistemi, sa ka përfituar, etj”, ka shtuar Imeri.
Ai ka theksuar se qëllimi i tyre ka qenë që sistemet me u bo të përballueshme për qytetarin mesatar në Kosovë.
“Nëse dikush e merr një sistem solar përmes kredisë, pagesa do të mund të bëhej prej kursimeve të faturës së energjisë. Nuk do të ngarkohet me tepër se sa pagesë mujore për faturën e energjisë, ku pastaj sistemi do të prodhoj energji falas për të”, ka shtuar Imeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe