LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësinë nga zero deri në 537 kilometra në orë e arriti brenda 20 sekondave, Bloodhound në përgatitje të arrijë shpejtësi edhe më të mëdha

Shpejtësinë nga zero deri në 537 kilometra në orë e arriti brenda 20 sekondave, Bloodhound në përgatitje të arrijë shpejtësi edhe më të mëdha

Kjo është shpejtësia më e lartë, që Bloodhound e ka arritur ndonjëherë

Planet e Bloodhound, për të arritur shpejtësinë më të madhe të lëvizjes së ndonjë makine në tokë, vitin e kaluar gati ishin anuluar shkaku i probleme financiare, mirëpo pronari i ri Ian Warnhurst, ka ndihmuar që ky plan të vazhdojë, transmeton Telegrafi.


Makina supersonike, është dërguar në një shkretëtirë të Afrikës së Jugut, ku ka arritur që shpejtësinë nga zero deri në 537 kilometra në orë ta zë për 20 sekonda, që është shpejtësia më e madhe që e ka arritur deri më tani. Vitin e kaluar, shpejtësia më e madhe që e ka arritur Bloodhound LSR, ishte 321 kilometra në orë, që u shënua në një pistë në Newquay të Anglisë.

Por, kjo lëvizje e shpejtë, që nga 80 deri në 482 kilometra në orë, është bërë për 13 sekonda, është vetëm pjesë e përgatitjeve, për arritjen e shpejtësisë edhe më të madhe ën të ardhmen.

Brenda katër javësh, Bloodhound është në përpjekje, që të arrije rekordin prej 800 kilometrave në orë, ndërsa nëse gjithçka shkon mirë, nga 14 deri në 18 muaj e ardhshëm, do të kalojë rekordin e makinës më të shpejtë që ka lëvizur në tokë.

Që të arrijë këtë, duhet të lëvizë me 1,227 kilometra në orë, rekord i shënuar më 1997 nga Andy Green. Limiti i synuar, vazhdon të mbetet 1,600 kilometra në orë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"

Auto
Kalo në kategori