LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ministrin Rrustem Berisha, Gjeneralin Rrahman Rama dhe kolegë të tjerë, kanë shkuar për ngushëllim në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.

Haraidnaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës.

Nënoficeri Ejupi ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër. Ai ka shërbyer në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës. /Telegrafi/