LAJMI I FUNDIT:

“Studioni në Francë”, 11 universitete franceze pjesë e panairit të edukimit

“Studioni në Francë”, 11 universitete franceze pjesë e panairit të edukimit

Sot në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare u bë hapja zyrtare e edicionit të dytë të Panairit të Edukimit “Studioni në Francë”.

Ky panair është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze në Prishtinë.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, në fjalimin e saj theksoi se gjuha frënge është një aset për zhvillimin universitar dhe karrierës dhe kërkoi nga studentët e Universitetit të Prishtinës të shfrytëzojnë mundësitë për studime në Francë.


“Në Kosovë gjuha frënge është një aset për zhvillimin universitar dhe karrierës. Ftoj gjithë studentët të kontaktojnë Aleancën Franceze për tu informuar ofertat e studimeve franceze. Shfrytëzoni këtë ditë”, u shpreh Butel.

Ajo gjithashtu potencoi se mundësitë që ofrohen janë të shumta mirëpo nuk shfrytëzohen sa duhet nga studentët.

“Programi Erasmus+ jep mundësi të mëdha për studentët por ky program nuk shfrytëzohet edhe shumë nga Kosova dhe Franca. Shfrytëzoni të gjitha mundësitë për edukim ndërmjet dy shteteve. Franca tani është vendi i parë me 300 milionë studentë të huaj. Qëllimi ynë është që t’iu mundësojmë studentëve kosovarë studime në Francë”, vijoi ajo.

Prorektorja për zhvillim dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës, Merita Koçinaj-Berisha, theksoi se këso lloj aktivitetesh janë mundësi për zhvillime të reja të edukimit ndërkombëtar.

“Rritja e cilësisë dhe ndërtimi i urave me universitet ndërkombëtare është objektivi kryesor i UP-së në vazhdimësi. UP parasheh objektivat e veta siç është zhvillimi në karrierë që këto praktikat me tutje të zhvillohen në vendin tonë më pas. Konferenca dhe panairi është mundësi nga UP-ja dhe Ambasada Franceze për zhvillime të reja të edukimit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare studentët dhe të interesuarit e tjerë kanë rastin të dëgjojnë prezantimet e universiteteve frankofone pjesëmarrëse në panair.

Në këtë panair marrin pjesë 11 universitete frankofone dhe 6 zyre që funksionojnë në kuadër të UP-së dhe jashtë saj por të cilat ofrojnë informata për punësim, praktikë, kurse të gjuhës frënge, bursa dhe rrjetëzim. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori