Në prill të vitit 1997, një grua e veshur me rroba të infermieres kishte dalë nga spitali i Cape Town-it me një foshnje që kishte vetëm tre ditë jetë.
Ishte fillimi i gjysmë vjetorit të fundit në shkollën e mesme Zvanzvik në Cape Town dhe njëherit i fundit për Misha Solomonin. Në janar të vitit 2005, mikeshat e kishin përqeshur se dukej njëjtë sikurse nxënësja tre vite më e re, Kesidi Ners, transmeton Telegrafi.
Por, Misha nuk mendonte shumë për këtë, por kur u takuan me të në korridor menjëherë ndjeu se mes tyre ekziston një lidhje e veçantë të cilën nuk mund ta shpjegonte.
“Disi më është dukur se e njoh. Ka qenë e çuditshme ndjenja, nuk mund ta kuptoja”, ka deklaruar Misha.
Por, pavarësisht dallimeve në vite, Misha dhe Kesidi filluan të shoqërohen dhe të kalojnë shumë kohë së bashku.
“I thosha, hej vogëlushe, kurse ajo mua, tung motra e madhe”, kujton këtë moment Misha.
“Nganjëherë edhe në tualet shkonim bashkë dhe i thosha më lejo t’i rregullojë flokët”, ka shtuar Misha.
E sa herë që dikush i takonte dhe i pyeste nëse janë motra, ato me një dozë humori thoshin: “Nuk e dimë, ndoshta në jetën e mëparshme”.
Kështu një ditë e bën një selfie të cilën ua treguan familjarëve të tyre në shtëpi. Lavona, e ëma e Mishës, ka komentuar duke pranuar se ngjajnë shumë. Ndërkaq, babai Michael e kishte njohur mikeshën e re të bijës, pasi babai i Kasidis kishte një shitore të elektromaterialit në të cilën nganjëherë blinte produkte të ndryshme.
Prindërit e Kasidis, Seles dhe Morni Ners mbetën duke i mbajtur sytë e hapur në fotografi, duke ia bërë me dije bijës së tyre se duhen patjetër ta pyesin Mishan diçka, e kur u takuan herën tjetër Kesidi e pyeti: “Mos ke lindur më 30 prill të vitit 1997?” Ndërkaq ajo e pyeti: “Pse? Mos po me spiunon në Facebook?”
E pasi që arriti ta bind se thjesht dëshiron ta di kur ka lindur, ajo konfirmoi me një “po”.
Disa javë më vonë Misha është thirrur në zyrën e drejtorit të shkollës, ku e prisnin dy punëtore sociale. I treguan rrëfimin për beben Zafana Ners, që kishte vetëm tre ditë jetë dhe që kanë kaluar 17 vite kur u rrëmbye nga spitali Grota Shur në Cape Town dhe prej atëherë nuk është gjetur. Gjithashtu i kishin thënë se ekzistojnë dëshmi se pikërisht foshnja e rrëmbyer është ajo.
Por, Misha u tha se nuk ka lindur në spitalin e Grota Shurit, por në atë të Ritiritit. Të paktën kështu thuhet në certifikatën e lindjes, por punëtoret sociale i janë përgjigjur se ajo nuk është regjistruar.
Megjithatë ajo vazhdonte të këmbëngulte se bëhet fjalë për ndonjë gabim, por në fund ajo pranoi ta bëjë testin e ADN-së, transmeton Telegrafi.
“I kam besuar aq shumë nënës që më ka rritur… Kurrë nuk do të më gënjente, në veçanti kur bëhet fjalë për atë se prej nga vijë. Kam qenë e bindur se testi do të jetë negativ”, ka deklaruar ajo.
Megjithatë nuk doli ashtu siç kishte pritur. Të nesërmen mori rezultatet që i treguan se Misha Solomon në të vërtetë është Zefani Ners, foshnja e vjedhur nga spitali Grota Shur në vitin 1997.
“Kam qenë e shokuar, jeta më doli nga kontrolli”, tha Misha.
Ajo në fakt ishte dërguar në një jetimore, pasi nuk kishte mbërritur moshën madhore për të vendosur për veten. Më vonë mori një lajm më të hidhur që Lavona Solomon gruaja e cila besohet të jetë e ëma e saj, ka përfunduar në pranga të policisë.
“Kjo më ka thyer. Kisha nevojë për të për ta pyetur pse kishte bërë një gjë të tillë”, shtoi ajo.
Në anën tjetër policia kurrë nuk arriti të gjej dëshmitë që Michael, bashkëshorti i Lavonit ka qenë i përfshirë në rrëmbim, kështu u detyruan ta lirojnë.
Edhe pse Selest dhe Morni Ners sollën në jetë edhe tre fëmijë, asnjëherë nuk u ndalën së kërkuari fëmijën e tyre të parë biologjik, madje çdo vit festonin ditëlindjen e saj edhe pasi ata u ndanë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija i tyre i rrëmbyer ishte rritur shumë afër tyre. Shtëpia e familjes Solomon ishte vetëm gjashtë kilometra nga ajo e familjes Ners.
Pasi që gjithçka ndërroi në historinë e tyre, Misha më në fund është takuar me prindërit biologjik në stacionin e policisë në prezencë të punëtorëve socialë.
“Më përqafuan, ledhatonin duke mos mundur të ndalin lotët”, thotë Misha që pranoi se ishte një situatë e pakëndshme.
Ata ishin të etur ta kompensojnë kohën e humbur, por për Mishan ata ishin thjesht të huaj. E prindërit që e adoptuan dhe i dashuronte marrëzisht ndiheshin të mërzitur.
Në procesin gjyqësor që filloi në gusht të vitit 2015, Lavona Solomon ka pranuar se ka kryer veprën penale. Ka treguar se shumë herë është munduar të mbetet shtatzënë, por që disa herë kishte pësuar abort dhe kishte vendosur të adoptojë një fëmijë. Gjithashtu pranoi se gruaja që e ka shëruar dhe e quante Silvia i ofroi një foshnje.
I kishte thënë se bëhet fjalë për një vajzë të vogël të cilën nuk dëshiron ta mbanë dhe se planifikon ta jap për adoptim. Megjithatë, nuk ekzistonin dëshmi se ekziston ndonjë Silvia.
Gati pas 20 viteve, një dëshmitar okular kujton momentin kur e kishte parë një grua në uniformë të infermieres duke marrë foshnjën derisa Selest ishte në gjumë. Arriti ta njoh Lavona Solomonin, kurse gjykatësi ka thënë se dëshmitë kundër saj janë të pathyeshme.
Në vitin 2016, Lavona Solomon është dënuar me 10 vite burgim për rrëmbim, mashtrim dhe shkeljen e ligjit për fëmijët.
“Ndihesha sikur po vdes. Si do t’i mbijetojë gjithë kësaj? Si do ta kalojë jetën pa nënën që tërë jetën më qëndroi pranë”, pyeste veten Misha.
Në fund të këtij viti, Misha e vizitoi Lavonën në burg si dhe për herë të parë patën rastin të bisedojnë, transmeton Telegrafi.
“Më dhemb kur e di që nuk jam gjaku yt dhe se i përkas dikujt tjetër. Si të besoj kur më ke gënjyer, kur the se jam fëmija yt? Ke humbur besimin tim. Duhet të sqarojmë shumë gjëra nëse dëshiron të mbajmë kontakte”, i tha Misha, Lavonës që iu përgjigj: “Një ditë do t’i shpjegoj të gjitha”.
Ndërkohë kanë kaluar më shumë se katër vite që Misha nuk e ka zbuluar të vërtetën për veten. Në fund të prillit të vitit 2015 mbushi 18 vjet, dhe mendoi se duhet të jetoj me prindërit biologjik, por në momentet e fundit hoqi dorë nga kjo ide.
“Ishin të ndarë, familja u shkatërruar. Kështu vendosa për zgjidhjen më të qëndrueshme, t ë kthehem tek nëna, aty ku edhe është shtëpia ime”, ka shtuar ajo.
Në anën tjetër Lavona pritet të dalë nga burgu pas gjashtë viteve, kurse Misha që tani ka dy fëmijë, thotë se mezi po pret që kjo periudhë të kalojë. Vazhdon të jetojë në shtëpinë në të cilën është rritur dhe po pret që t’i rikthehet e “ëma”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë