LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin dhe Jwan Yosef bëhen prindër për herë të katërt

Ricky Martin dhe Jwan Yosef bëhen prindër për herë të katërt
Jwan Yosef dhe Ricky Martin (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

Fëmija i radhës për Ricky Martin dhe burrin e tij, Jwan Yosef, është djalë.

Këngëtari, 47-vjeç, ka bërë të ditur të enjten se ai dhe Yosef, 35-vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, djalin Renn.


“Djali ynë Renn Martin -Yosef ka lindur”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, në të cilën shfaqet ai dhe Yosef duke mbajtur në krahë foshnjën e tyre të posalindur.

View this post on Instagram

Nuestro hijo Renn Martin-Yosef ha nacido. #elbebéhanacido

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on Oct 29, 2019 at 3:48pm PDT

Martin po ashtu ndau këto lajme të bukura edhe në InstaStory, duke ua vënë të njëjtin përshkrim.

Ricky Martin po bëhet baba për herë të katërt
Lexo po ashtu Ricky Martin po bëhet baba për herë të katërt

Renn iu bashkohet vëllëzërve, binjakëve Matteo dhe Valentin, 11 vjeç, dhe motra e tyre e madhe Lucia, dhjetë muajshe.

Lajmin se po bëhen prindër për herë të katërt, Martin e paralajmëroi muaj më parë gjatë “Darkën Kombëtare të Fushatës për të Drejtat e Njeriut” në Washington DC. “Familja ime është këtu”, tha ylli ndërsa pranoi një çmim për mbrojtjen e tij për të drejtat e LGBTQ, pasi lavdëroi burrin dhe djemtë e tij binjakë.

Jwan Yosef, Ricky Martin dhe fëmijët e tyre (Foto: Paul Morigi/Getty Images/Guliver)

“Burri im Jwan, ju dua, binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu, ju dua me gjithë zemër, ju jeni forca ime, ju më frymëzoni çdo ditë, më motivoni që të vazhdoj më tej”.

“Dhe nga rruga, unë duhet të njoftoj se jemi shtatzënë. Ne jemi duke pritur, “shtoi ai, ndërsa turma brohoriste. “Unë i dua familjet e mëdha”, ka thënë ai në fjalimin e tij.

Dyshja fillimisht u njoftuan në Instagram dhe që nga viti 2016 ata janë shfaqur së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori