LAJMI I FUNDIT:

Policia serbe plagos një shqiptar të Medvegjës, policia jep detajet

Policia serbe plagos një shqiptar të Medvegjës, policia jep detajet

(E plotësuar) Milazim Murati, 34 vjeçar nga Gërbaci i Medvegjës, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku ishte në detyrë si roje pylli.

Sipas informatave, ai është plagosur nga Policia e Serbisë dhe pasi ka marrë ndihmën në Spitalin Rajonal të Gjilanit, prej ku është transportuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.


Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot me datë 29.10.2019, bë orët e pasdites, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur me armë zjarri.

Policia kufitare menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme, të lënduarit nga ambulanca i është dhënë ndihma e parë dhe i njëjti është transportuar për trajtim të mëtejmë mjekësor”, ka thënë Kelani për Telegrafin.

Ai tha se autoritetet kompetente policore janë në proces te realizimit të hetimeve dhe të rrethanave tjera që e karakterizojnë këtë rast.

Për gjendjen shëndetësore të plagosurit për Telegrafin e ka folur edhe mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori.

“Pacienti ka qenë i pranuar para se ta marrim ne ndërrimin e natës. Ai ka qenë i pranuar pak para orës 19:00. Tani pacienti është këtu dhe është në gjendje stabile. Ka plagë në supin e djathtë dhe në pjesën e poshtme të barkut, por gjendja është stabile”, ka thënë ai.

Ende nuk dihen detajet e plagosjes së Muratit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori