LAJMI I FUNDIT:

Kosova organizon MEDS 2021

Kosova organizon MEDS 2021

Sot në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), ku me shumicë votash Kosova u zgjodh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë për vitin 2021.

Sipas njoftimit për media, në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para.


MEDS mbledh për çdo vit, më shumë se 300 studentë të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Evropa dhe bota.

Në njoftim thuhet se në vitin 2021, MEDS-Miqtë, do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës.

Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010./Telegrafi/