LAJMI I FUNDIT:

Eda 5-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, i nevojiet ndihmë materiale për trajtim mjekësor

Eda 5-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, i nevojiet ndihmë materiale për trajtim mjekësor

Pesë vjeçarja Eda Loshi, është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë gjenetike që shkakton çrregullim neuro-muskulor progresiv, ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet).

Simptomat e kësaj sëmundje fillojnë të shfaqen para ose pas muajit të 6-të dhe vazhdojnë me përkeqësim të muskujve dhe humbje të tonusit muskular.

Sipas familjarëve të Edës, trajtimi i vetëm i kësaj sëmundje deri më tani është i mundur përmes preparatit Nusinersen (Spinraza), që është krijuar nga kompania bioteknologjike Biogen.


Kjo është terapia e parë dhe e vetme e aprovuar nga FDA (Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ushqim dhe Administrim të Ilaçeve) në dhjetor të vitit 2016. Çmimi i këtij medikamenti është shumë i lartë. Çmimi për vitin e parë të trajtimin është 676,864.72 euro dhe viti i dytë 338,432.36 euro.

Ndërsa kjo sëmundje nuk trajtohet në Kosovë, andaj familja e Edës deri më tani ka mbuluar të gjitha, por tani e ka të pamundur t’i sigurojë mjetet financiare për blerjen e injeksioneve, pasi kostoja e tyre është shumë e lartë.

Për këtë familja ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje për t’ia mundësuar Edës marrjen e kësaj terapie, pasi kjo është shpresa e vetme për të.

Numrat ku mund ta ndihmoni Edën janë:

Përmes bankës:

Raiffeisen Bank Kosova
Njomza Rukovci
Llogaria bankare: 1501140001210485
SËIFT code: RBKOXKPR

Tel: +38344777652

Ndërsa të gjithë ata qe duan të kontribuojnë për Edën nga vendet jashtë Kosovës:
Raiffeisen Bank Kosova
Njomza Rukovci
SËIFT code: RBKOXKPR
Numri i llogarise me IBAN
XK051501140001210485./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori