Ligji për Prokurorinë Publike është zhvendosur nga agjenda politike, për shkak se partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë të fokusuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. Njohësit e çështjeve politike thonë se udhëheqësit politikë në këtë moment nuk janë të interesuar që energjitë t’i orientojnë në tejkalimin e dallimeve rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, që do të zgjidhte edhe fatin e Prokurorisë Speciale, edhe pse kjo temë është kriteri kryesor që Brukseli po kërkon që vendi të përmbushë, me qëllim që të lëvizë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut, në pushtet dhe opozitë, nuk janë të interesuara që të miratohet Ligji për punë e Prokurorisë sepse në një formë ata mbrojnë struktura të caktuara të partisë që janë të përfshirë në vepra kriminale.
“Në përgjithësi, të gjitha partitë që dje ishin në pushtet dhe këta që sot janë në pushtet, pa përjashtim janë të zhytura në krim, korrupsion, apo që unë e quaj kapje dhe normal që tani të gjithë këta janë të interesuar që të lënë këtë çështje (Ligjin mbi punën e Prokurorisë Publike) të hapur, pa zgjidhje, që çështjet të harrohen dhe të mos dënohet askush”, thotë Sinani, duke shtuar se të gjithë personat që akuzohen për afera kriminale po arrijnë t’i ikin drejtësisë për shkak të zbrazëtirave ligjore.
Nga ana tjetër, Ivan Stefanovski, nga organizata joqeveritare Evro Think vlerëson se vetëm presioni i shtuar nga qendrat vendimmarrëse Uashingtoni dhe Brukseli mund t’i detyrojnë forcat politike që të arrijnë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike. “Do të thotë, pa një presion më serioz nga faktori ndërkombëtar nuk pres që partitë politike t’i rreken seriozisht tejkalimit të dallimeve që kanë rreth Ligjit për Prokurojnë Publike. Në këtë moment mendoj se të gjitha kapacitetet partitë politike do t’i orientojnë në drejtim të formimit të qeverisë teknike, e cila duhet të formohet 100 ditë para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë edhe gjatë fushatës ata do të fokusohen në përpilimin e listës së kandidatëve, bartësve të listave në njësitë zgjedhore, financimin e fushatës, etj”, thotë Stefanovski.
Njohësit e çështjeve juridike theksojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, madje do të ngadalësojnë dinamikën e zhvillimit të proceseve gjyqësore ndaj lëndëve që tashmë i ka ngritur Prokuroria Speciale.
Ndryshe, dështimi i negociatave mes partive politike për Ligjin e Prokurorisë Publike ka ngritur dilemën nëse me zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale apo të lëndëve të saj, partitë kanë hequr dorë nga miratimi i këtij ligji. Para datës 15 shtator, kur përfundonte afati i Speciales, ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, nga burgu kishte dërguar një letër, përmes së cilës të gjitha lëndët që ka udhëhequr prokuroria që drejtonte, ia ka kaluar organit të rregullt të akuzës me çka edhe ka evituar mundësinë e mbylljes së tyre pa epilog konkret. Në fillim, partitë, në veçanti ato në pushtet, deklaronin se Ligji për prokurorinë do të jetë një nga kushtet për marrjen e datës së bisedimeve me Bashkimin Evropian në tetor, ndërsa tani si më të rëndësishëm e theksojnë zgjidhjen e problemit me lëndët e Prokurorisë Speciale./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite