Arsyet përse kefiri duhet të zëvendësojë kosin në shtëpinë tuaj: Dobitë shëndetësore dhe mënyra e përgatitjes
Kefiri, produkti i fermentuar, i pasur me probiotikë, mund të përdoret si një ilaç natyral për një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë sindromën e zorrëve të irrituara, alergjitë, rënien e imunitetit etj.
Pavarësisht llojit që preferoni, kefir nga qumështi i dhisë, kefir me qumështin e lopës ose kefirin me qumështin e arrës së kokosit, shtimi i pijes së fermentuar në dietën tuaj mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tuaj imunitar dhe të luftoni bakteret e dëmshme.
Kefiri ka aftësinë të promovojë shumimin e baktereve të mira në zorrë e më poshtë Living liston të gjitha përfitimet e tjera:
Këtu lexoni si përgatitet
1. Nxit Imunitetin
Kefiri përmban komponime shëruese, përfshirë biotin dhe folate, që punojnë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi. Hulumtimet kanë treguar që përfitimet e kefirit përfshijnë aftësinë për të mbrojtur trupin nga bakteret e dëmshme, përfshirë salmonelën, E. Coli dhe candida, falë vetive të tij të fuqishme antibakteriale.
2. Ndihmon në forcimin e kockave
Trupi e përdor kalciumin për të parandaluar degjenerimin e kockave dhe për të zvogëluar rrezikun e osteoporozës. Kefiri është i pasur në mineralin më të rëndësishëm për kockat, por gjithashtu përmban Vitaminë K2. Studimet kanë treguar që kjo vitaminë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të kockave duke rritur densitetin e tyre dhe thithjen e kalciumit.
3. Ndihmon në luftimin e kancerit
Përfitimet e kefirit përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në luftën kundër kancerit. Studimet kanë treguar që kefiri ka veti anti-kancerogjene. Në një studim të kryer në kampusin MacDonald të Universitetit McGill në Kanada, studiuesit zbuluan se kefiri ishte në gjendje të zvogëlonte qelizat e kancerit të gjirit me 56%.
4. Shëndeti i aparatit tretës
Kefiri ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve. Komponimet probiotike të kefirit veprojnë për të luftuar sëmundjet gastrointestinale, përfshirë sëmundjen e Crohn, sindromën e zorrës së irrituar dhe ulcerat.
5. Shëron lëkurën
Përfitimet nga keifir shtrihen në organin tonë më të madh – lëkurën. Kur zorra është e mbipopulluar me baktere të dëmshme, ajo mund të çojë në probleme të lëkurës si puçrra, psoriasis, skuqje dhe ekzemë. Duke balancuar bakteret në zorrë, kefiri ndihmon në luftimin e problemeve të lëkurës dhe forcimin e sistemit imunitar.
6. Lehtëson simptomat e intolerancës ndaj laktozës
Përfitimet e kefirit përfshijnë aftësinë për të lehtësuar simptomat e intolerancës së laktozës. Përbërësi aktiv në kefir funksionon për të zbërthyer laktozën në acid laktik. Acidi laktik është më i lehtë për tu tretur. Sipas Journal of the Academy of Nutrition and Dieticics, kefiri përmirëson tretjen e laktozës dhe ul nivelet e tolerances te të rriturit. /Telegrafi/
Burimi: David Wolfe
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime