LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Këtë vit do ta përfundojmë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara

Sugareski: Këtë vit do ta përfundojmë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot vlerësoi se “aktivitetet ndërtimore për rregullimin e rrjetit rrugor në shtet po zhvillohen me tempo të fuqishme”.

Sipas tij, deri tani janë investuar në 770 kilometra me mbi gjysmë miliardë euro dhe se këtë ky vit do të përfundojë me 500 kilometra rrugë.

“Ky vit do të përfundojë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara”, tha Sugareski pas vëzhgimit të punëve në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se ky trend do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen 450 kilometra rrugë rajonale dhe magjistrale në shtet si dhe 70 milionë euro për ndërtimin e rrugëve lokale.

“Pas vëzhgimit të punëve në aksin rrugor Zdunje – Gostivar, vërehet se aktivitetet ndërtimore po zhvillohen me dinamikë të fortë dhe presin që në fund të muajit nëntor rruga të përfundojë. Qëllimi ynë është që të krijojmë rrjet rrugor cilësor në gjithë pjesën perëndimore të shtetit, që do të sigurojë zhvillim ekonomik dhe lidhje të shpejtë nga Shkupi drejt Strugës dhe Ohrit”, tha Sugarevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori