LAJMI I FUNDIT:

Jack Ma i jep tri këshilla të mahnitshme për të qenë ndërmarrës i suksesshëm

Jack Ma i jep tri këshilla të mahnitshme për të qenë ndërmarrës i suksesshëm

Jack Ma, themelues i kompanisë Alibaba dhe njeriu më i pasur në Kinë, nuk është se ka nevojë për t’u prezantuar.

Ai ka pushtuar internetin viteve të fundit me intervistat e mahnitshme, me fjalimet inspiruese dhe me historitë e suksesit për kompaninë e tij, transmeton Telegrafi.

Shpeshherë ai flet për eksperiencat jetësore, dështimet dhe përkushtimin për të bërë diçka në internet gjatë viteve të 90’ta.


Ai ka ndarë me tjerët se si ka arritur ta zhvillojë kompaninë e tij që të bëhet një prej kompanive më të suksesshme në internet dhe ka dhënë këshilla për të rinjtë rreth jetës dhe biznesit.

Në një intervistë në një kolegj, kur ishte duke pranuar pyetje nga studentët, Jack i kishte dhënë tri këshillat më të mira të cilat ai mendon se u ndihmojnë të rinjve të bëjnë biznes dhe të fitojnë në periudhë afatgjate.

1. Gjithmonë duhet të jeni optimist

Një sipërmarrës i mahnitshëm duhet të jetë optimist për të ardhmen.

Sipas Jack, vetëm personat optimistë krijojnë të ardhme më të mirë, prandaj duhet të ëndërroni shumë dhe të keni shumë shpresa.

Nëse i shikoni gjurmët e personave tjerë që kanë shënuar sukses, të gjithë ata kanë qenë ëndërrimtarë dhe optimistë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Masayoshi Son kur ishte pyetur se përse kishte investuar shumë para në kompaninë Alibaba. Ai kishte thënë se sytë e Jack kishin qenë të ndritshëm e të mbushur me optimizëm.

2. Gjejeni ekipin më të mirë

Gjeni njerëz të cilët besojnë në ëndrrën dhe vizonin që e keni.

Kjo është arsyeja se përse Jack Ma punëson njerëz që janë më të mençur sesa ai.

Ai gjithashtu e thekson rëndësinë e ëndrrave dhe bashkëpunimit me njerëzit e duhur.

Sipas Jack, problemi i vetëm me të cilin ballafaqohet çdo biznes i ri është mungesa e ekipit të duhur që janë të paaftë për ta shndërruar vizionin në realitet.

3. Pyeteni veten se çfarë mund të sakrifikoni në jetë

Jack thotë se është shumë e rëndësishme që bizneset e reja të përgatiten për periudha afatgjate.

“Unë besoj se asgjë nuk është afatshkurtër. Mos u përqendroni në gjërat që janë të nxehta për momentin. Alibaba ka shënuar sukses para 18 viteve sepse interneti nuk ka qenë aq i nxehtë, interneti ka qenë i ftohtë. Ne kemi menduar se mund t’u ndihmojmë njerëzve dhe kemi arritur sukses. Bëhuni unik, përdoreni mendjen dhe zbulojeni pse jeni ndryshe, pse jeni më të mirë dhe si mund të mbijetoni dhe të bëheni të suksesshëm gjatë 10 viteve të ardhshme” – ka deklaruar Jack Ma. /Telegrafi/