LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry pozon me rrobabanje për ditëlindje dhe thotë se është më e gjallë se kurrë më parë

Katy Perry pozon me rrobabanje për ditëlindje dhe thotë se është më e gjallë se kurrë më parë
Katy Perry (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/katyperry)

Të premten, Katy Perry ka mbushur 35 vjet dhe me këtë rast, këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale duke pozuar me kostum të larjes.

Ajo ka zgjedhur rrobabanje me ngjyrë të kuqe me lule për publikimin e realizuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 86 milionë ndjekës.


Këngëtarja ka thënë në përshkrim se në këtë ditëlindje ndihet më e gjallë se kurrë më parë.

View this post on Instagram

35 and never more alive 🎂✨

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on Oct 25, 2019 at 10:11am PDT

Këtë pozë, ylli nga Santa Barbara e Kalifornisë e ka realizuar në Havai, ku ka qëndruar për xhirimin e videoklipit të ri të këngës, “Harleys In Hawaii”.

Të njëjtën fotografi, ajo e ka shpërndarë edhe në InstaStory me mbishkrimin: “35 dhe kur më e gjallë e se tash”.

Katy Perry (Foto: Instagram/katyperry)

Perry mund të krenohet me arritjet e shumta deri në këtë moshë, pasi që është një prej yjeve të suksesshme të muzikës botërore, ndërsa në jetën personale pritet të martohet me aktorin Orlando Bloom. /Telegrafi/

Katy Perry dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)