Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë, krimet e bëra në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe ai kroat do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.
Në Amerikë të martën do të bëhet thirrje për të dënuar kriminelët, të cilën dhunuan me mijëra gra e burra, e ende nuk kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare.
Vuajtjet që ia sollën kriminelët serbë në moshën 16 vjeçare, po e përcjellin Vasfije Krasniqi Goodman, edhe pas 20 vitesh. Për këtë, ‘ambasadorja e guximit’, bënë thirrje që Serbia të dënohet për krimet që ka bërë në Kosovë.
“Ky organizim do të bëhet në New York përballë konsullatës serbe, për shkak se ne po duam tash, tri luftërat që ka bërë Serbia, dëmet që të dalin para drejtësisë dhe që të dënohet Serbia si shtet. Se ka prej dhunimeve të Bosnjës që janë dënuar, prej Kroacisë, prej Kosovës nuk është dënuar askush, por Serbia duhet të dënohet si shtet… Aty janë të ftuar të gjithë me marrë pjesë, shqiptarët, boshnjakët, kroatët, sa më shumë aq më mirë”, thotë Krasniqi-Goodman.
Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, për KosovaPress, thotë se fondacioni “Familja Bytyqi”, do t’i bashkohet këtij tubimi për të kërkuar drejtësi.
“Mё 29 tetor nga ora 11 deri nё 14, fondacioni “Familja Bytyqi” do t’i bashkohet organizimit tё komuniteteve amerikano-shqiptare, boshnjake dhe kroate nё tubimin pёr tё kёrkuar drejtësinë e vet. Do tё jemi nё konsullatёn serbe nё New York pёr tё kёrkuar drejtёsi pёr tё gjitha viktimat e krimeve tё luftёs. Familjeve tё tё gjitha komuniteteve u ёshtё mohuar dhe injoruar drejtёsia nga qeveria serbe pёr vite tё tёra. Kriminelёt serbё duhet tё vendosen para drejtёsisё dhe tё ndёshkohen menjёherё ashtu siç parashihet me ligj. Njё nga pikat kryesore tё kёtij tubimi ёshtё pёrdorimi i dhunёs seksuale si mjet kundёr viktimave tё luftёs . Mbi 70,000 persona janё tortuar nga dhuna seksuale nё Kosovё, Bosnjё e Kroaci nga kriminelёt serbё”, thotë Bytyqi.
Për torturën që e përjetoi shoqja e tij, Vasfija, ai thotë se nuk do të lejohet injorimi, dhe se drejtësia do të vihet në vend.
“Njё shoqe imja e guximshme, njё grua, nёnё e motёr, Vasfije Goodman Krasniqi, ёshtё e prekur nga tortura e dhunёs seksuale, njё krim i ligё. Pёrdhunimi i ushtruar nё tё dhe nё shumё viktima tё tjera nuk do tё shpёtojё pa u ndёshkuar. Qeveria serbe ёshtё pёrgjegjёse. Sot jemi kёtu dhe zёri ynё nuk do tё ndalet. Zёri ynё do tё dёgjohet. Drejtёsia e vonuar ёshtё drejtёsi e mohuar. Nuk do tё lejojmё injorim. Kemi nevojё qё drejtёsia tё vihet nё vend”, deklaron Bytyqi.
Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore. Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.
Si shkak i kësaj, të martën nga ora 11:00 para konsullatës serbe në New York organizata e grave Shqiptaro-Amerikane do të protestojnë duke kërkuar drejtësi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova