Nga Facebook, ka një mesazh për industrinë skeptike të lajmeve: Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Rrjeti social ka prezantuar para publikut mundësinë Facebook News, një pjesë e re e aplikacionit që do të promovojë një larmi të gjerë lajmesh, transmeton Telegrafi.
Seksioni është ende në fazën e testimit dhe do të jetë në disponim për të gjithë përdoruesit e Facebook-ut brenda disa muajve.
“Ky është një moment i madh për marrëdhëniet tona me industrinë e lajmeve”, ka thënë zyrtarja e lartë për lajmet në Facebook, Campbell Brown, në një intervistë për CNN Business.
“Unë e di se njerëzit kanë dyshuar në ne dhe angazhimin tonë për biznesin e lajmeve”, tha ajo.
“Kjo duhet të sinjalizojë që me të vërtetë duam të jemi kampion për raportime sa më të mira”.
Facebook ka punësuar një numër gazetarësh, për të zgjedhur “lajmet e sotme”, titujt më të rëndësishëm që do të shfaqen kur përdoruesit së pari hapë seksionin News.
Algoritmi del me rekomandime të personalizuara për lexim të mëtejshëm, të përshtatura për lajmet që “ju lexoni, ndani me miqtë dhe i ndiqni”, është bërë e ditur nga ky rrjet social.
Është bërë e ditur se të gjitha shkrimet vijnë nga burime të jashtme – Facebook nuk po prodhon asnjë nga këto lajme.
Disa botues do të paguhen, nëse lajmet e tyre do të shpërndahen në Facebook.
Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i i BuzzFeed, Jonah Peretti ka thënë në një memo se, “është një ditë e mirë për internetin”.
“Lajmet e sotme do të ndihmojnë në forcimin e biznesit tonë – por implikimet e tij shtrihen përtej kësaj”, shkroi ai.
“Për herë të parë, ne po shohim që platformat po rriten dhe po marrin përgjegjësinë për rolin e tyre në ekosistemin e lajmeve”.
Megjithatë, mediat shtrojnë shumë pyetje, se cilat portale do të paguhen dhe cilat jo.
Kjo, thuhet tutje, është mjaft e komplikuar dhe shumë redaksi lokale, janë të shqetësuara se do të mbesin mbrapa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Netflix prezantoi Squid Game: Unleashed dhe Monument Valley 3
Threads humbi gjysmën e përdoruesve të përditshëm aktivë
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A