LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i pavarur Besim Latifaj: Frikësohesha se do ta kem fatin e njëjtë si Astrit Dehari

Eksperti i pavarur Besim Latifaj: Frikësohesha se do ta kem fatin e njëjtë si Astrit Dehari

Eksperti i pavarur, Besim Laitfaj i cili u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit, bashkë me Besim Ymajn, ka thënë se qe i rrezikuar prej faktit se u mor me këtë çështje, dhe thotë se frikësohej se do të përfundonte njëjtë si Astrit Dehari.

“Duke pasur përvojë të madhe në kryerjen e autopsive në Angli (ku i kam kryer së paku 8000 raste), për mua ishte fare e qartë se ky është rast shumë i dyshimtë.

Kontaktova me dr. Besim Ymaj dhe e shkruajtem raportin të cilin Prokurorët e hodhën në shportën e mbeturinave. Për më tepër ne u kërcënuam se do të ndiqeshim penalisht”, ka shkruar Latifaj në Facebook.


Flet përkthyesi i ekspertizës zvicerane për Deharin, pranon se mund të ketë gabime
Lexo po ashtu Flet përkthyesi i ekspertizës zvicerane për Deharin, pranon se mund të ketë gabime

Më poshtë letra e tij e plotë pa ndërhyrje:

Frikesohesha se do te kem fatin e njejte si AD.

Prokuroret e hudhen raportin tone ne koshin e mbeturinave

Vdekja e nje te riut dhe koleg i ardhshem i imi me shtyu qe te vij nga Londra qe te jap nje kontribut te vogel per ndriqimin e ketij rasti enigmatik.

Nuk isha atje se kisha afersi me ndonje parti politike, pasi qe nuk me intereson /sme plas fare se kush eshte ne pushtet ne Kosove.

Nje tjeter aresye e ardhjes ishte pasi qe nje familjare ime kishte pesuar nje aksident te rende –eshte shypur nga vetura ne vitin 2011 dhe ka mbetur e paralizuar, e njeri nga mjeket ligjore ne Prishtine qe ishte anetar i ekipes qe beri autopsine e AD .

Per me teper ky “profesor” ishte dekan nje kohe ne “ekspertizen” e tij kishte dale me konkluzion se kinse Blerta Halimi mbesa ime kishte lendime te lehta trupore.
Per Naim Halitin paralizimi cenka Lendim i lehte trupor!!!

Kur u thirrem ne sallen e Insitutit te Mjekesise Ligjore ne Prishtine prokurori ne pika te shkurtera dha nje sinteze te deklaratave te deshimtareve ne rastin e vdekjes se AD.

Une insistove qe te merren deklarata me permbajtesore, pasi qe ato qe I lexoi prokurori ishin shume siperfaqesore.

Duke pasur pervoje te madhe ne kryerjen e autopsive ne Angli (ku i kam kryer se paku 8000 raste) per mua ishte fare qarte se ky eshte rast shume i dyshimte.

Kontaktova me Dr Besim Ymaj dhe e shkruajtem raportin te cilin Prokuroret e hodhen ne shporten e mbeturinave.

Per me teper ne u kercenuam se do te ndiqemi penalisht.

Per gati 3 vjet une nuk guxoja te vija ne Kosove nga friga se do te burgosem edhe une dhe do ta pesoja njejtin fat si Astriti.

Tre vite te humbura veshire kompenzohen pasi qe njerezit harrojne, dhe hetimet nuk jane efektive…keshtu qe zbardhja e rastit te AD duket te jete shume e veshtire.

Ne u shtantazhuam nga Ministrja Dh Hoxha qe I pat dhene urdher prokurorise qe ne te ndiqemi penalisht gje qe te shtysh te mendosh se edhe ajo ka gisht ne planin per mshefjen e fakteve …

A thua Prokuroria do te ndjeke penalisht mjeket zvicerane?

Me vjen keq per mjeket ne Kosove te cilet diteperdite shantazhohen nga Prokuroret…

Ne punen qe e bej ketu ne Londer prokurori/ ketu quhet Coroner nuk mundet te perzihet se cka shkruaj ne raportin e autopsise, por vetem i intereson se a eshte ky opinion i imi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori