Mund të jetë me të njëjtën madhësi si një monedhë e ditëve të sotme, por ky dinar 1.300-vjeçar vlen miliona herë më shumë.
Sipas revistës “The Times”, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një monedhë të rrallë që daton nga “Dinastia e parë e Islamit”.
Ndërsa, sipas ditores “Daily Mail”, bëhet fjalë për një monedhë që daton që nga viti 723 dhe që ishte bërë nga ari i nxjerrë në një vend në pronësi të Kalifit, një pasardhës i Profetit Muhamed, në veriperëndim të asaj që tani është Meka në Arabinë Saudite.
Ajo u bë monedha më e vlefshme islamike në botë, kur u shit për 4,7 milionë dollarë.
Monedha e Dinastisë Umayyad, e shitur në ankandin e Londrës “Morton & Eden”, mban mbishkrime islamike, si dhe fjalët ‘Miniera e Komandantit të Besimtarëve’. Pak nga to ekzistojnë sot, pothuajse të gjitha mbahen në koleksione private ose muze të mëdha.
Numizmati nga “Morton & Eden”, Stephen Lloyd, tha: “Kjo monedhë është përrallore. Jo vetëm që është ruajtur bukur dhe një gjë e rrallë mahnitëse, por është gjithashtu një dokument i rëndësishëm historik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare
Romët
LIQENI
Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City