Një grup i caktuar i prindërve të nxënësve maqedonas të shkollës fillore “Todor Janev” të komunës Çashkë të Velesit sot kanë protestuar dhe nuk kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë.
Protesta është organizuar për të kundërshtuar hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Për shkak të mungesës së mësimit shqip në këtë shkollë, nxënësit shqiptarë të fshatrave rreth Çashkës janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase që nga klasa e parë e deri në atë të nëntë. Drejtoresha e shkollës, përveç se e konfirmoi bojkotin e mësimit nuk deshi të jap asnjë sqarim tjetër përmes telefonit.
“Po, kishte protesta. Megjithatë nuk jap asnjë lloj deklarate. Ju faleminderit shumë. Përshëndetje dhe ditë të mbarë- tha Violeta Spirkovski, drejtore e sh.f “Todor Janev”, Çashkë (linjë telefonike).
Kreu i Çashkës, Goran Stojanovski tha se protesta e sotme ishte paralajmërim i disa prindërve se do të bojkotojnë mësimin në rast se miratohet iniciativa për hapjen e paraleleve shqipe në shkollën fillore të Çashkës.
“Ata janë fëmijë që këtu janë për çdo ditë dhe mësojnë në gjuhën maqedonase dhe do të ishte mirë të mësojnë edhe në gjuhën e tyre amtare. Si komunë, kemi qëndrimin tonë të qartë mirëpo një grup më i madh i prindërve e kundërshtojnë dhe në këtë moment ne kërkojmë zgjidhje. Ministri ishte prezent te ne, nesër kemi këshill të komunës ku ne si komunë dhe këshill do të sjellim një konkluzion që ta inkurajojmë këshillin e shkollës dhe drejtoreshën që të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje- tha
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se persona të caktuar dëshirojnë që qëllimisht ti minojnë iniciativat për arsimim të të gjithë qytetarëve në gjuhën e tyre amtare.
“Unë mendoj se dikush me ngulm dëshiron që të politizojë, partizojë çështjet e pastra puro arsimore dhe sigurisht një gjë të tillë e dënojmë fort. Arsimimi i qytetarëve tanë nuk duhet të jetë pengesë për asnjë qytetar tjetër në vend, prandaj inkurajoj edhe pushtetin lokal, kryetarin e komunës që të vazhdojnë me punën e tyre, së bashku me këshillin komunal të gjejnë një zgjidhje afat gjate për gjithë banorët e Çashkës-deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Në shkollën “Todor Janev” të Çashkës mësojnë mbi 120 nxënës prej të cilëve 41 janë nxënës shqiptarë të cilët vijnë nga fshatrat Banjicë, Bosillcë, Starigrad dhe disa të tjerë. Për këtë problematikë reagoi edhe Aleanca për shqiptarët e cila mes tjerash tha se Qeveria dhe MASH janë duke vepruar njësoj si regjimi i vjetër OBRM-PDUKM-BDI, duke atakuar pjesën më të pambrojtur të shoqërisë-fëmijët për pikë ditore politike./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'