LAJMI I FUNDIT:

Tre zyrtarëve policor të arrestuar sot, u caktohet masa e ndalimit

Tre zyrtarëve policor të arrestuar sot, u caktohet masa e ndalimit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se tre zyrtarëve policor të arrestuar sot në veri të Mitrovicës, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Përfundon aksioni "Kontrabanda", në pranga tre zyrtarë policorë
Lexo po ashtu Përfundon aksioni "Kontrabanda", në pranga tre zyrtarë policorë

“Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.


Zyrtarëve të arrestuar (togerit policor me inicialet Z.R, rreshterit policor N. G dhe zyrtarit policor L.V) me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së. /Telegrafi/