LAJMI I FUNDIT:

Video që tregon se sa të qëndrueshëm janë ndaj ujit iPhone 11 dhe 11 Pro

Video që tregon se sa të qëndrueshëm janë ndaj ujit iPhone 11 dhe 11 Pro

Cnet dëshironte të dinte se sa të vërteta janë informacionet për Apple, përkatësisht për rezistencën ndaj ujit të iPhonëve 11 dhe 11 Pro.

Dhe iPhone 11 duket të jetë më i fuqishëm deri në 2 metra thellësi, transmeton Telegrafi.com.

Për të provuar këtë, të dy iPhonet u vendosën në një dron nënujor.


Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira për iPhonët, zhytja nuk u bë në ujë të pastër, por në det.

Kjo pasi që uji i kripur është më i rrezikshëm për pajisjet sesa uji i freskët, sipas prodhuesve të smartphonëve.

Deri në thellësinë 4 metra, të dy punuan në mënyrë perfekte. As ekranet dhe as kamerat nuk treguan shenja të depërtimit të ujit.

Në thellësinë deri në 8 metra për 30 minuta, iPhone 11 Pro filloi të ketë ndryshime në ekranin e tij.

Dhe në zhytjen e tretë dhe të fundit në kohëzgjatje deri në 30 minuta në thellësinë deri në 12 metra, iPhonet nuk treguan shenja të dëmtimeve të mëdha.

Cnet lejoi që iPhonet të thaheshin për 72 orë pas testimit për të parë nëse uji i kripur kishte shkaktuar ndonjë dëm tjetër.

Të dy iPhonët ishin duke punuar normalisht – kamera, mikrofoni dhe ekrani nuk treguan ndonjë dëmtim. /Telegrafi/