LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj të pandehurit që kanosi zyrtarin policor

Aktakuzë ndaj të pandehurit që kanosi zyrtarin policor

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.G., për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehuri F.G, sipas aktakuzës, me datë 3 tetor të këtij viti, rreth orës 10:03, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, fillimisht ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin e lartcekur, ku të pandehurit i shqiptohet gjoba për kundërvajtje, dhe i kërkohet nga zyrtarët policor t’ia vendosë targën automjetit, i njëjtit fillon t’i fyej zyrtarët policor H.D., I.A., E.M., dhe D.M, derisa në një moment kanos seriozisht zyrtarin policor H.D. të cilit i drejtohet me fjalët “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty””, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori