LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora vazhdon të rrëmbejë vëmendjen në xhirimet e filmit “Twist”, shqiptarja gati të rikthehet sërish si aktore

Rita Ora vazhdon të rrëmbejë vëmendjen në xhirimet e filmit “Twist”, shqiptarja gati të rikthehet sërish si aktore

Ajo ka siguruar tashmë një rol shumë të rëndësishëm në filmin e ri, “Twist”, që do të jetë ripërpunim i romanit të famshëm të shkrimtarit Charles Dickens.

Rita Ora, 28 vjeçe, u pa të mërkurën, duke mbërritur për xhirimet e filmit, ku do të luajë rolin e saj krah aktorit të famshëm Rafferty Law, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtarja e kthyer në aktore kishte veshur një palë pantallona të shkurtra boksierësh, të mjaftueshëm për ta mbajtur atë ngrohtë gjatë ditës së saj të xhirimeve, në rrugët e Londrës.

Fillimisht me gërsheta e më pas si police, Rita Ora duket tërheqëse në xhirimet e filmit të ri "Oliver Twist"
Lexo po ashtu Fillimisht me gërsheta e më pas si police, Rita Ora duket tërheqëse në xhirimet e filmit të ri "Oliver Twist"

Rita, e cila do të luajë rolin e Artful Dodger në filmin e ri “Twist”, dukej mjaft sportive, ndërsa kishte kombinuar pantallonat e saj me një bluzë me dizajn me shirita në pjesën e sipërme.

Ajo e kompletoi dukjen e saj me një palë çizme të zeza lëkure, të dendura deri në gju.

Rita mori vëmendjen edhe më tej kur vendosi të veshë dy pallto, njëra e zezë dhe tjera me ngjyra më të ndezura.

Përpjekjet përfundimtare për një stil sa më të kompletuar ishin një shall i markës së famshme ‘Burberry’, me të cilin ajo u mbështjell dhe një kapelë e veçantë në kokë.

Ylli me prejardhje shqiptare mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.

Rita dhe kolegu i saj, Rafferty kanë qenë të zënë me xhirimet e “Twist” gjatë gjithë javës, teksa duket se kanë një raport shumë të mirë mes vete si kolegë.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori