LAJMI I FUNDIT:

Nga 8.6 në 3.9, filmi “Zana” pati rënie të rating-ut, aktorja Adriana Matoshi iu fton ta mbështetni filmin me votën tuaj

Nga 8.6 në 3.9, filmi “Zana” pati rënie të rating-ut, aktorja Adriana Matoshi iu fton ta mbështetni filmin me votën tuaj

Kosova po lobon pafundësisht që filmi “Zana”, që është prodhim i kinematografisë vendore, të arrijë të nominohet për në “Oscars 2020”.

Ky film është propozimi i shtetit kosovar këtë vit për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.


Përderisa pritshmëritë duken të larta dhe për filmin e regjisores Antoneta Kastrati, kanë raportuar edhe mediat botërore, duket se ai ka nevojë edhe për më shumë shtytje që të arrijë vlerësimet sa më të larta.

Parashikimet për "Oscars 2020" e renditin filmin "Zana" në listën e filmave të mundshëm për t'u nominuar
Lexo po ashtu Parashikimet për "Oscars 2020" e renditin filmin "Zana" në listën e filmave të mundshëm për t'u nominuar

Pikët apo ‘rating’ i këtij filmi në këtë faqe do të luajnë një rol të madh në shikueshmërinë e filmit dhe arritjet e tij në nivel ndërkombëtar.

Filmi "Zana" - shpresa e Kosovës këtë vit drejt "Oscars", regjisorja Antoneta Kastrati flet për pritshmëritë dhe sukseset
Lexo po ashtu Filmi "Zana" - shpresa e Kosovës këtë vit drejt "Oscars", regjisorja Antoneta Kastrati flet për pritshmëritë dhe sukseset

Nga 8.6 iMDb sa ishte në fillim, filmi “Zana” pati një rënie në 3.6 dhe sipas aktore së rolit kryesor, Adriana Matoshi, kjo ndodhi për shkak të keqdashësve të filmit, që nuk ditën ta vlerësojnë atë.

Kështu, aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, u bëri thirrje të gjithë ndjekësve që të vlerësojnë sa më lartë filmin në iMDb (Internet Movie Detabase).

Vizitorëve në këtë faqe u mundësohet të votojnë nga 1 deri në 10 yje, dhe këtë mund ta bëjnë përmes regjistrimit në faqe, apo përmes Facebook-ut dhe G-mailit, dhe linkun për ta bërë këtë mund ta gjeni KËTU.

Rezultati nga thirrja e aktores Matoshi duket të ketë qenë sukses, pasi ‘rating’-u i filmit është ngritur menjëherë në 6.1 pas votave nga shqiptarët, me çka do të jetë një indikator edhe më i fortë, që filmi të arrijë të nominohet në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike në botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori