LAJMI I FUNDIT:

Fillimisht me gërsheta e më pas si police, Rita Ora duket tërheqëse në xhirimet e filmit të ri “Oliver Twist”

Fillimisht me gërsheta e më pas si police, Rita Ora duket tërheqëse në xhirimet e filmit të ri “Oliver Twist”

Ajo më parë ka luajtur në filma me renome si “Fifty Shades of Grey” dhe “Southpaw”.

Rita Ora dukej e gatshme për të arritur në punë ndërsa ajo xhiroi disa skena për filmin e saj të ri “Twist”, një tregim modern i romanit Oliver Twist, në Londër të martën.


Këngëtarja 28 vjeçe, e cila do të interpretojë rolin e Artful Dodger, dukej tërheqëse teksa u shfaq në sheshin e xhirimit me gërsheta, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Rita kishte veshur një xhaketë të zezë me një dizajn shumëngjyrësh në krah dhe një zbukurim me rruaza mbi supet.

Kur Bebe Rexha dhe Rita Ora u shfaqën me të njëjtin fustan
Lexo po ashtu Kur Bebe Rexha dhe Rita Ora u shfaqën me të njëjtin fustan

Të gjitha këto ajo i kombinoi mjaft mirë edhe me një kapelë gri.

Krijuesja i hitit “Hot Right Now” e bëri edhe me sportive dukjen e saj, ndërsa kishte veshur tuta ngjyrë gri.

Në një fotografi tjetër të kapur nga fotografët në shesh-xhirim, Rita kishte veshur një xhaketë të zezë me pantallonat e zeza, dhe një palë çizme që përputheshin.

Rita është caktuar të luajë rolin e vajzës Artful Dodger, ndërsa komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin.

Një burim afër projektit tha: “Xhirimet për filmin e ri filluan sot dhe të gjithë ishin shumë të entuziazmuar”.

“Twist” do të vijë si ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist”, të autorit Charles Dickens, në të cilin personazhi kryesor është rikrijuar si një artist në rrugë që jeton në rrugët e Londrës së sotme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori