LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i rezolutës për vëllezërit Bytyçi – Cakaj thotë se Serbia ka dështuar në vënien e drejtësisë për krimet në Kosovë

Miratimi i rezolutës për vëllezërit Bytyçi – Cakaj thotë se Serbia ka dështuar në vënien e drejtësisë për krimet në Kosovë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve për vëllezërit Bytyçi.

Cakaj thotë se Serbia ka dështuar në vënien e drejtësisë për krimet në Kosovë.

“Shqipëria mirëpret votën unanime të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Serbinë për çështjen e vëllezërve Bytyçi. Serbia vazhdon të dështojë në ndjekjet penale ku ata janë përgjegjës për krimet e panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës.”, u shpreh Cakaj.


Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, ku kërkon që Serbia të dënojë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi. Në vijim ato bëjnë thirrje se zbardhja sa më parë e ngjarjes përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, tha se kjo çështje kishte parasysh lidhjet: “Dua t’i them Serbisë se ky është një mësim i rëndësishëm, se pas 20 vjetësh ne (Shtetet e Bashkuara) nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë kurrë. Ne do të këmbëngulim që drejtësia të triumfojë./Telegrafi/