LAJMI I FUNDIT:

Tirana mirëpret Samitin për Paqe të Evropës Juglindore

Tirana mirëpret Samitin për Paqe të Evropës Juglindore

Tirana do të presë Samitin për Paqe të Evropës Juglindore me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”, i cili do të mbahet në 25-27 tetor 2019 në Tiranë nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë.

Samiti organizohet nga Federata e Paqes Universale (FPU), si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellët dhe vlerat universale.

Samiti do të përfshijë nisjen në Evropë dhe Lindjen e Mesme të Këshillit të Lartë Ndërkombëtar për Paqe (KLNP), një shoqate globale e krerëve aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor.


Veç kësaj, samiti do të përmbajë asambletë e “Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe dhe Shoqatës Ndërfetare për Paqe dhe Zhvillim”.

Drejtues të lartë të shteteve por edhe të atyre që kanë pasur ndikim të madh në vendime të rëndësishme për Ballkanin, përfshirë këtu krerë aktualë dhe të mëparshëm shtetesh dhe qeverish, parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe udhëheqës të shoqërisë civile, gjetjen e zgjidhjeve drejt paqes afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Federata e Paqes Universale ka qenë aktive në Shqipëri që në vitin 2005, kur u inaugurua prej themeluesve të saj si pjesë e turneut të tyre botëror. Organizata jonë ka zhvilluar shumë programe për paqebërjen në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit duke përfshirë parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe të rinj.

Së fundi FPU ka organizuar Këshilla Paqeje në 61 bashki në Shqipëri, me Ambasadorë për Paqe nga prejardhje të shumëllojshme politike, religjioze dhe profesionale.

Samiti i Paqes i Evropës Juglindore do sjellë së bashku udhëheqës botërorë, përvoja, urtësia dhe thellësia individuale dhe kolektive e të cilëve janë të nevojshme nëse duam të ndërtojmë një botë mirëkuptimi të ndërsjellët, paqeje të qëndrueshme dhe begatie për të gjithë.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori