Ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, është dënuar sërish me nëntë vjet burg në rastin “Treqind”.
Në seancën e sotme në të cilën u lexua aktgjykimi, Gjoko Popovski sërish u shpall fajtor për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në muajin maj të vitit të kaluar për këtë rast, Popovski u dënua po ashtu me nëntë vjet burg, por në fund të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu për rigjykim.
Sipas gjykatëses, Dobrilla Kacarska, Popovski në kundërshtim me ligjin për shpallje publike, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 300 makinave për nevojat e MPB-së, pa mos respektuar kriteret për ofertën më të lirë, kështu që ka blerë makina nga disa kompani, pavarësisht çmimit të ofruar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251