LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Kur nuk jeni të lumtur dëshironi ndryshime – do të jap më të mirën te PSG

Neymar: Kur nuk jeni të lumtur dëshironi ndryshime – do të jap më të mirën te PSG
Neymar (Foto: PSG)

Neymar ka bërë të ditur se në këtë verë ka tentuar të largohet nga Paris Saint-Germain, pasi nuk ishte i lumtur.

Sulmuesi brazilian ka thënë se ai do të jap më të mirën derisa të jetë te skuadra franceze, mirëpo dëshira e tij ende ekziston për largim.

“Mendoj se kur ju nuk jeni të lumtur dhe dëshironi të ndryshoni diçka. Kur dëshironi të ndryshoni, ju kërkoi një vend të ri dhe një profesion të ri”, ka thënë Neymar.


“Kështu, unë doja të bëjë këtë gjë. Por, përfundova duke qëndruar këtu. Siç e kam thënë, do të jap më të mirën nga vetja”.

“Do të jap 100 % në fushë dhe do mundohem të fitojë trofe për Parisin, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej braziliani.

Neymari në këtë verë e dëshironte rikthimin te Barcelona, mirëpo kërkohej edhe nga Real Madridi. /Telegrafi/