Fushata elektorale ishte e fëlliqur në Kanada. Nga entuziazmi i mëparshëm për kreun e qeverisë nuk shihej shumë. Sidoqoftë, Liberalët e Trudeau-së shpresojnë të arrijnë një fitore në zgjedhjet parlamentare.
Pak para hapjes së lokaleve zgjedhore në Kanada, ekipi i fushatës së kryeministrit Justin Trudeau publikoi një video të fundit: në të 47-vjeçari shihet duke u ngjitur në një mal në Vancouver me një fanelë të ngushtë. Një Trudeau dinamik, mbrojtës i klimës. Edhe sfiduesi konservator Andrew Scheer publikoi një video. Edhe 40-vjeçari shihet në një pyll. Mendimi unanim për këtë: sa e mërzitshme.
Por kaq të qarta nuk janë raportet e shumicës. Sondazhet e fundit i shohin zgjedhjet parlamentare si një garë gjoks më gjoks midis liberalëve dhe konservatorëve. Asnjëra nga palët nuk pritet të marrë shumicën absolute të 170 vendeve në parlamentin e Otavas. Sidoqoftë, kandidatët e drejtpërdrejtë në shumë zona zgjedhore janë kaq pranë njëri-tjetrit, sa që parashikimet janë të vështira.
Vuri nën presion ministren e Drejtësisë
Trudeau, i cili katër vitet e shkuara ka qeverisur me Liberalët e tij me shumicë absolute, e humbi pjesën më të madhe të mbështetjes muajt e fundit. Në pranverë u bë publike se ai i kishte bërë presion Ministres së tij të atëhershme të Drejtësisë për të ndaluar hetimet për rryshfet në Libi kundër kompanisë kanadeze SNC-Lavalin. Vetëm kur një komitet etike shqiptoi një qortim për të, Trudeau kërkoi falje.
Në shtator u shfaq një fotografi e bërë para 20-vjetësh, ku Trudeau shihet më fytyrë me bojë të errët – i maskuar si Aladdini – në një festë. Ai kërkoi falje për sjelljen e tij “raciste” dhe tha gjithmonë kishte qenë “më entuziast për kostumet, sesa është ndonjëherë e përshtatshme”.
Pakicat, personat me të ardhura të ulëta, NAFTA
Por, në tërësi indinjata në popull mbeti më e ulët nga sa kishin shpresuar kundërshtarët e Trudeau-së. Mbështetësit e Liberalëve theksuan se Trudeau i kishte përfshirë në mënyrë aktive pakicat, se kishte mbështetje më të mirë për familjet me të ardhura të pakta, dhe se marrëveshja e NAFTA-s, përkohësisht e pezulluar me SHBA dhe Meksikë, tashmë është në rrugë të mbarë.
Por kundërshtarët e Trudeau-së ankohen se ai nuk i ka mbajtur disa nga premtimet e tij, si reforma zgjedhore ose buxheti i balancuar deri në vitin 2019. Të tjerë mendojnë se politika e tij për klimën nuk shkon sa duhet larg, megjithë futjen e një takse për CO2.
Trudeau e humbi pjesën më të madhe të mbështetjes te votuesit e majtë. Sidoqoftë, shumë prej 37 milion kanadezëve, prej të cilëve shumë priren të zgjedhin pikëpamje liberale dhe të majta, e kanë të vështirë t’i pranojnë pikëpamjet konservatore të Sheerit mbi abortin ose martesën homoseksuale.
Partitë e vogla janë vendimtare
Në rast se do të ketë një qeveri minoriteti – jo e pazakontë në Kanada – partitë e vogla do të jenë ato që do të vendosnin se nga do të anojë kandari. Midis tyre, janë socialdemokratët e Jagmeet Singh, që kohët e fundit kanë shënuar rritje. Këta, si dhe të Gjelbrit, janë politikisht më afër Liberalëve. Edhe qëndrimi i Partisë rajonale Blloku Québécois mund të jetë vendimtar në fund.
Në fund të fushatës zgjedhore erdhi mbështetje nga SHBA fqinje. Përmes Twitter-it ish-Presidenti Barack Obama u bëri thirrje votuesve kanadezë t’i japin kryeministrit Trudeau një mandat të dytë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos